Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Si i shpëtoi nga vrasja 10 mijë hebrenj Tafil Boletini

nga Kosovarja
4 muaj më parë
në Aktuale, T-1
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Njohja e shtetit të Republikës së Kosovës nga shteti i Izraelit, ishte një bum i madh diplomatik.

Serbia kishte krijuar një avantazh politik dhe diplomatik duke paguar cnjohje të Kosovës nga disa shtete që nuk conin peshë diplomatike, por që conin peshë në propagandën serbe kundër Kosovës dhe në rënien e numrit të njohjeve që i ka Kosova.

Janë mbi dhjetë shtete të ndryshme që e kanë cnjohur Kosovën si pasojë e punës së Serbisë me Ivica Daciqin si ministër i jashtëm. Por, njohja e shtetit të Kosovës nga Izraeli në Uashington gjatë takimit Hoti-Vuciq, ishte një sukses i jashtëzakonshëm, meqë edhe ashtu dy vite Kosova nuk ishte njohur nga asnjë shtet.

Tronditja e Serbisë në planin diplomatik ka pësuar edhe një humbje të madhe në raport me Ligën Arabe , dhjetëra shtete të së cilës nuk e kanë njohur Kosovën pikërishtë për shkak të raporteve tepër të mira me Serbinë , si trashëgimtare e Jugosllavisë.

Presidenti i Serbisë, me apo pa vetëdije , ka nënshkruar një dokument , të transferimit të ambasadës së Serbisë në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.
Ky transferim i nënshkruar ka tronditur Turqinë, e cila vec ka reaguar kundër Vuciqit, pasi që shtetet arabe dhe Liga Arabe e konsideron Jerusalemin si vendin më të shenjtë islamik.

Disa prej shteteve arabe tashmë kanë shprehur indinjatën e thellë se, do të përkeqësojnë marrdheniet me Serbinë, ndër të cilat gjithashtu Rusia ka reaguar kundër Vuciqit, me tonet më kritike në 20 vitet e fundit.

Cilat janë arsyet e Izraelit për njohjen e Republikës së Kosovës?

Në vitin 1943, kur ishte në fuqinë më të madhe Lufta e Dytë Botërore, shqiptarët ishin treguar shpëtimtarët më të
mëdhenjë të hebrenjvë si popolli më i përndjekur nga Adolf Hitleri.

Vrasja e 6 milionë hebrenjve nga regjimi nazist i Hitlerit, kishte bërë që hebrenjët europianë të kërkonin shpëtim në cdo vrimë të mundshme, por ishin pak shtete dhe popuj që u dolën në krah atyre.

Në Elbasanin e vitit 1943, ku ishte kryetar bashkie Tafil Boletini, nipi i Isa Boletinit, (djali i Ahmet Boletinit) u ka ofruar shpëtim të sigurtë 10 mijë hebrenjve, të cilët kishin ardhur nga Bullgaria , meqë atje nuk u kishin ofruar shpëtim dhe siguri.

Sipas Gazmend Boletinit, pasardhësit të familjes së Isa Boletinit , Tafil Boletini, më 1943, për t’i shpëtuar 10 mijë hebrenjët e rënë në dorën e tij, ua ndërroi dokumentacionin dhe datat e lindjes dhe u vendosi profesionin kamuflues si dëshmi për t’i shpëtuar ata nga vrasja naziste .
Janë dokumentet që e dëshmojnë veprën patriotike të Tafil Boletinit në Elbasan, kur hebrenjët falë patriotizimit të një shqiptari nga Mitrovica e Kosovës, gjetën shpëtimin e sigurtë në Elbasan në vlugun e Luftës së Dytë Botërore kur hebrenjët ishin më të kërkuarit e Hitlerit për ekzekutim .
(Dokumentet me listat e emrave të hebrenjve të shpëtuar në Elbasan janë gjetur në Arkivin e Shkupit nga Skender Hasani).

Se, sa ishte i tmerrshem Holokausti ndaj shfarosjes së 6 milionë hebrenjve, dyzetë vite pas krimit në një burg në kryeqytetin Hebre, Izraeli botoi kujtimet e Adolf Ajkmanit, që quhej “Mjeshtri i vdekjeve”, informacione të dorës së parë nga një njeri që kishte marrë pjesë në gjenocid dhe që u denua me vdekje .

10 mijë hebrenjët e mbijetuar në Elbasan të Shqipërisë nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, kosovari Tafil Boletini, ka hapur shumë letra përgëzimi e miradie mes dy shtetesh dhe që atëhërë hebrenjët e shpëtuar në Elbasan, kanë mbajtur raporte tejet miqësore dhe vëllazërore me Shqipërinë dhe Kosovën.

Mijëra hebrenjë nga ajo kohë kanë mbetur të jetojnë në Shqipëri e Kosovë duke i konsideruar tokat shqiptare si shtëpi të vetat dhe nën falënderime të përjetshme.

Dokumentet si listat me emrat e hebrenjve të shpëtuar në Elbasan që Tafil Boletini u hapi konakun e shpëtimit dhe të sigurisë, janë autentikë dhe të paprekshëm dhe në kuadër të këtyre hulumtimeve edhe arkivat në Izrael, kanë shprehur shumë falënderime, për cka sot në shtetin e Izraelit ekziston edhe zyrtarisht Shoqata Izraelite për Shqiptarët.

Sipas Gazemend Boletinit, në Kosovë, aktualisht jetojnë rreth 100 familje me prejardhje hebreje, ndërsa në Shqipëri edhe më shumë, por që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore më 1945, ardhja në pushtet e komunizimit ka ndikuar që qindra familje tjera hebreje të zhvendosen në Maqedoni në Shkup, në afërsi të shqiptarëve në shenjë sigurie dhe mirënjohjeje. Safet Krivaca / Kosovarja /

Etiketa: HebrenjetTafil Boletini

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Jusuf Gërvalla i kēndonte nënës: Sa fort më mundon vetmia, o nanë

1 orë më parë
Aktuale

SHBA-të bëhen gati për protesta të armatosura në inaugurimin e Biden

1 orë më parë
Aktuale

Kështu rrëfehet personi që humbi katër anëtarët e familjes

2 orë më parë
Aktuale

Familja e shuar nga Schaffhausen-i i Zvicrës varroset sot në Prishtinë

2 orë më parë
Aktuale

Bogujevci publikon fotografi me Vasfije Krasniqin

2 orë më parë
Aktuale

Kush është Bernarda Radoncic, kandidatja e VV

3 orë më parë
Postimi tjetër

Vjosa Osmani largohet përfundimisht nga LDK

Përse fytyra e modeles së Guccit po urrehet kaq shumë?

Kur do të ketë reshje shiu në Kosovë?

TË FUNDIT

Lamtumira e dhimbshme e çiftit të infektuar me koronavirus

8 minuta më parë

Ky test e zbulon nëse keni konsumuar drogë

24 minuta më parë

Njihuni me veçoritë që karakterizojnë shenjat e Horoskopit

35 minuta më parë

Ja pse ju ndodh ta ndëgjoni një zhurmë në veshët tuaj

39 minuta më parë

Ermira e bën torten me fytyrën e burrit dhe djalit

52 minuta më parë

Jusuf Gërvalla i kēndonte nënës: Sa fort më mundon vetmia, o nanë

1 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Lideri i një sekti në Turqi dënohet me 1075 vite burg

Përse gratë po vdesin nga Covidi më shumë tani se në valën e parë?

Meshkuj, ky është vendi që duhet t’ia kushtoni vëmendjen!

Ramush Haradinaj e fton në debat Vjosa Osmanin

A është kjo doktoresha më e bukur në Kosovë?

Leonora shfaq stilin e saj të veçantë rrugëve të Prishtinës

KQZ do të telefonojë votuesit që gjinden jashtë vendit, në mënyrë që të vërtetojë aplikimin

Nëna e Duas i bën konkurrencë vajzave të saj

A e njihni cila politikane është kjo?

Engjëllushes t’ia shohim buzët, telefonin, apo…?

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci