283 është numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë. Deri më sot shtatë persona kanë humbur jetën, kurse 52 pacientë janë shëruar tërësisht nga ky virus.
Komuna me numrin më të madh të të prekurve është Malisheva, por që numër të madh të personave të infektuar ka edhe nga Prishtina, Vushtria, Ferizaj duke vazhduar kështu me komunat e tjera.
Por ajo çfarë ka rëndësi tani është se si secili qytetarë të mundohet që të mbajë sa më larg këtë virus dhe që shpërndarja të jetë më e pamundur.
Komunat të cilat nuk kanë pasur ende asnjë rast me të infektuar prej koronavirus janë këto: Deçan, Dragash, Istog, Rahovec, Shtërpcë, Novobërdë, Mitrovicë e jugut, Junik, Mamushë, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot.
Këto komuna për fat të mirë nuk kanë regjistruar ende asnjë të prekur me pandeminë COVID-19, e cila ka shqetësuar gjithë botën tash e disa muaj.
Malisheva 66 raste, Prishtinë 47, Mitrovica veriore 22, Vushtrri 21, Ferizaj 20, Gjilan 18, Kamenicë 13, Viti 12, Zveçan 11, Gjakovë 10, Prizren 7, Pejë 6, Suharekë 5, Podujevë 4, Leposaviq 4, Klinë , Fushë Kosovë 3, Zubin Potok 3, Lipjan 2, Skenderaj 2, Shtime 1, Obiliq 1, Drenas 1, Hani i Elezit1.
Përballja me këtë virus po vazhdon edhe në Kosovë, ku sonte u morë vendim që edhe kryeqyteti të futet në karantinë.
Nga institucionet shëndetësore në vend po vazhdon të bëhet apel tek qytetarët për kujdes të shtuar në mënyrë që kjo pandemi të përfundojë me sa më pak viktima dhe të prekur.