Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Si ka ndryshuar higjiena përgjatë shekujve?

nga Revista Kosovarja

Historia e higjienës është e pabesueshme. U deshën shekuj që njerëzit të fitonin zakonet e sotme të shëndetshme të higjenës. Mjafton të themi se në Evropë, nga periudha e Rilindjes deri në Iluminizëm, larja ishte e ndaluar nga mjekët,pasi ata besonin se uji i hapte poret e lëkurës, përmes të cilave mund të depërtonin sëmundje të rënda.

Kjo shpjegon edhe faktin pse mbreti francez Luigji XIV, i njohur si Mbreti Diell, u la vetëm 2 herë gjatë 72 viteve të mbretërimit të tij (nga vitit 1643, kur ishte më pak se 5 vjeç, deri në vdekjen e tij në vitin 1715). Nga ana tjetër, çdo ditë ai shpëlante duart me ujë aromatik dhe fërkonte fytyrën me një peshqir të lagur.

Zakone të këqija

Moneytizer Paragrafi 4

Për më tepër, njerëzit në atë kohë ndërronin rrobat disa herë gjatë ditës, pasi në atë shekull dominonte ideja se rrobat e pastra garantonin higjenën personale, duke i hequr papastërtitë nga lëkura. Prandaj kemi edhe paradën e shkëlqyer të jakave dhe mëngëve, siç shihet për shembull në pikturat holandeze të kohës.

Nga fundi i viteve 1700, ideja për të bërë një banjë javore fitoi mbështetje midis klasave të pasura, ndërsa pastërtia e shtresave të ulëta u bë një çështje shqetësuese për autoritetet vetëm nga fillimi i shekullit XIX-të, pasi industrializimi çoi shumë njerëz nga fshati në qytete.

Plehu dhe mbeturinat

Papastërtitë e rrugëve bënë që njerëzit të shqetësohen jo pak, kjo edhe për shkak të teorisë mjekësore të miazmave, që shpjegonte origjinën e sëmundjeve infektive përmes përhapjes në ajër të “miazmave”, pra mikropjesëzave helmuese nga mbeturinat, papastërtitë dhe plehu organik.

Më vonë, me publikimin e teorisë së mikrobeve të Lui Pastër, e cila i sheh mikrobet si shkakun kryesor të shumë sëmundjeve, qeveritarët vendosën të ndërtonin sistemet e para moderne të kanalizimeve dhe furnizimit me ujë, të zgjeronin mbledhjen e mbeturinave dhe të përuronin tualetet e para publike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]