Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Si manifestohet koronavirusi tek personat që infektohen për së dyti?

nga Revista Kosovarja

Një hulumtim italian, i botuar së fundmi në revistën prestigjioze ‘BMJ Global Health’, po bën të ditur se imuniteti i fituar jo vetëm që nuk mund të jetë mbrojtës, por madje mund të jetë kundërproduktiv, pasi në rast të riinfektimit, sëmundja shfaqet me simptoma më kërcënuese për organizmin.

Mbi artikull

Tema e jetëgjatësisë së antitrupave anti-Covid po studiohet në të gjithë botën, por deri më tani askush nuk ka kuptuar vërtetë nëse infeksioni i ri nga koronavirusi jep imunitet të përhershëm, ose nëse ekziston rreziku për t’u infetkuar përsëri.

Puna e sapo botuar është rezultat i bashkëpunimit midis studiuesve të Universitetit të Treviso dhe studiuesve të Shkollës së Higjienës në Londër. Luca Cegolon, epidemiolog në Spitalin e Treviso, thotë se “u frymëzuan për këtë hulumtim duke vëzhguar ecurinë e sëmundjes, në veçanti transmetueshmërinë e lartë dhe shkallën e rasteve të rënda në përgjithësi në mesin e punonjësve shëndetësorë, si në Itali ashtu edhe në Kinë, sikurse ishte rasti i tridhjetë vjeçarit mjek kinez nga Wuhani, i cili dha i pari alarmin për Covid”.

Rreziku i ulët i Covid-19 tek fëmijët më pak se 10 vjeç gjithashtu bëri që studiuesit të reflektojnë. “Fëmijët kanë më pak antitrupa sesa të rriturit dhe të moshuarit, pasi i ekspozohen më pak agjentëve infektues gjatë jetës së tyre ende të shkurtër dhe kjo mund të jetë shpjegim se pse ata janë më të mbrojtur”, vërejti Cegolon.

Moneytizer Paragrafi 4

Sars-Cov2 i përket familjes së koronaviruseve. Të gjithë virusët e kësaj familjeje shkaktojnë ri-infeksione, pavarësisht të ashtuquajturit imunitet humoral, saktësisht imuniteti që fitohet kur zhvillohen antitupat, sipas autorit të studimit Cegolon. Për llojet më të rrezikshme të koronavirusit, Mers-CoV dhe Sars-CoV, është identifikuar dhe njohur një fenomen imunologjik i njohur si ‘Enhancement’ i varur nga antitrupat (Ade), i shkaktuar nga ri-infektimet.

“Në praktikë – shpjegon tutje epidemiologu – jo vetëm që imuniteti i fituar nuk duket se na mbron kundër ri-infektimit me Covid-19, por madje mund të kthehet në një bumerang, duke bërë aleancë me infeksionin për të lehtësuar hyrjen e tij në qelizat njerëzore duke shkaktuar tashmë një reaksion të rëndësishëm inflamator në organizëm”. Në praktikë, nëse do të kishte një valë të re shpërthimi të Covid-it, një person që është infektuar në muajin mars p.sh, mund të riinfektohet përsëri. Një studim kinez i botuar në ‘Nature Medicine’ tregoi një rënie të shpejtë të niveleve të antitrupave (2-3 muaj pas shërimit) në plazmën e dy pacientëve simptomatikë dhe atyre me simptoma të buta ose asimptomatikë.

“Si në Itali ashtu edhe në Britaninë e Madhe – vazhdon Cegolon – janë ende duke u kryer studime serologjike për të verifikuar nëse antitrupat mbrojnë nga infeksioni apo jo. Këto janë studime që përqendrohen kryesisht tek punonjësit e frontit të parë sepse virusi përhapet më shumë dhe më shpejtë në ambiente të mbyllura“

“Parandalimi është gurthemeli i të gjithë kësaj”, shqyrton tutje Cegolon. “Tani që falë temperaturave të larta dhe lagështirës, ​​përhapja e virusit është ngadalësuar, ne duhet të përfitojmë mundësinë që të përmirësojmë imunitetin e lindur dhe për të pajisur veten për stinën e vjeshtës me ndërhyrje farmakologjike që mund të mbrojnë dyert hyrëse të Covid-19, siç është, për shembull, hunda” .

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]