Si me gjet burrë pas aventurave që i pata?

nga Revista Kosovarja

Jam mbi 30 vjeçe. Nuk kam qenë e rehatshme deri para një kohe, sepse u jam lyer atyre që kishin vetura të mira, që të shëtisnin sa në Kosovë e sa në Shqipëri…

Jam nga fshati. Jam ngopur nga aventurat. Më nuk më dilet as në qytet, e lëre më të shkoj në Shqipëri, siç bëja më parë, sa herë që më tekej.

Kurrë familja ime nuk ka dëshiruar të martohem me një djalë fshati, sepse në djemtë e tillë ata kanë parë gjendjen skamnore, si e kishim edhe ne, ani pse mendoj se mu të tillët janë të ndershëm, dinë ta respektojnë femrën, gruan.

Andaj, pavarësisht se çka mendojnë familja dhe të afërmit e mi, e vetmja gjë që më intereson për burrin tim të ardhshëm është sinqeriteti.

E ardhmja është me interes për mua. Sepse, qëllimi im i vetëm tash për tash është ta njoh një burrë për të krijuar familje: të bëhem nënë dhe t’i edukojë fëmijët si duhet, meqë koha e aventurave të mia ka kaluar dhe jam ngopur me dashuri rruge…

Si u mbusha mend?
Më duket se tash jam në gjendje qysh në komunikimin e parë me një mashkull të dalloj sinqeritetin apo jo sinqeritetin e tij.

Nuk mund të rrijë as edhe një minutë të vetëm me njeriun që gënjen, që aktron e trillon.

Kam arritur ta kuptoj se meshkujt e sodit më shumë janë të dhënë pas interesit se si me e shti përfundi një femër sesa si me krijuar të ardhme me të!

E, sot askujt nuk i marrë lakmi për pasuri, meqë e kam vërejtur pasuria nuk është gjithçka, nuk ta garanton lumturinë.

Por, do i merrja lakmi moshatares sime, e cila martohet me njeriun që e meriton…

Në anën tjetër, nuk mund ta paramendoj jetën bashkë me një mashkull, të cilit, sa herë që do më puth, para syve do i shfaqen të dashurat e shumta që i ka pasur!

S’dua më mashkull për argëtim!
E them edhe një herë: Nuk dua të njoh më asnjë mashkull për argëtim, por mashkull me të cilin do krijoj familje.

Dhe, deri kur ta gjej një të tillë, do të jetoj kush si po jetoj tash: e vetme. E., Pejë /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]