fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Si më mbeti emri “kurvë”?

nga Revista Kosovarja
9 muaj më parë
në Perjetime
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Deri në çastin që shpërtheu lajmi i ndarjes sime nga partneri, në familjen time kisha emër e mbiemër. Kisha një familje. Kisha një punë që më paguante mirë dhe ja kisha dalë vetë mbanë, duke paguar qiranë dhe shpenzimet e shtëpisë. Por, nga çasti i ndarjes, mua më quajtën “kurvë”, me apo pa arsye, shkruan “Kosovarja”.

Sapo morën vesh që unë kisha kërkuar vetë të ndahesha e t’i jepja fund fejesës, papritur i humba të gjitha këto.

Humba prestigjin, suksesin, mençurinë, dhembshurinë, ambicien, madje edhe emrin tim të plotë dhe tani më njohin thjesht: “Ajo kurva!”

Në anën tjetër, isha shumë e vetëdijshme se te ne, shqiptarët, etiketa “kurvë” u vihet pa asnjë përjashtim çdo gruaje që tradhton partnerin, kryen seks për ndonjë interes, vesh veshje të cilat ekspozojnë pjesët e ndjeshme të trupit apo kalon numrin prej 3 të dashurish në jetë, sipas fjalëve të hallkut.

Në këtë kategori, të mos harrojmë edhe “atë tjetrën”, pra dashnoren që shkon me burrë të martuar…

E, unë nuk isha “kurva” sipas asnjërit standard të mësipërm. As nuk e kisha dëmtuar ndonjë mikeshë qëllimisht. Nuk kisha tradhtuar askënd. Edhe me veshje nuk dallohesha pothuajse as nga motrat e nderit…

Nuk ia kam dhënë trupin askujt në këmbim të ndonjë interesi. Madje-madje edhe me numrin e partnerëve seksualë isha brenda rregullave, sepse ish-partneri im ishte i dyti që unë kam pasur deri më tash…

Është e vërtetë se Emini më donte pa masë. Gjatë gjithë viteve që ishim bashkë, ai ma shprehte çdo ditë se sa shumë më dashuronte dhe se si donte të kishte një familje me mua…

Kur kësaj do ia shtoja edhe faktin se ai nuk më tradhtonte asnjëherë (duke marrë parasysh që përpara meje ai kishte pasur me dhjetëra histori tradhtie), Emini, vërtet, për sytë e jashtëm, përbënte mashkullin ideal.

Dhe, a mjaftonte vetëm dashuria? Ai kërkonte të lindja fëmijë, e unë nuk ndihesha e gatshme, sepse ende isha studente.

Dhe, kur mua m’u propozua një vend pune ëndrrash, në njërën nga ministritë tona, njeriu i parë që mora në telefon ishte Emini.

Kosova në ty paska mbet, a?!
“Po, a? A po do edhe në punë me shkua, a?! A Kosova në ty ka mbet, a?!”, ma ktheu me një zë të ashpër.

Por, edhe pse më bërtiti e më bërtiti, unë i thashë “po” punës në ministri. E, kur pas një kohe nisa të udhëtoja jashtë me punën, ai gjithmonë më priste turivarur…

E, nëse do i përmendja qoftë edhe një emër mashkulli që ishte pjesë e udhëtimit, do të plaste sherri…

“Nëse unë udhëtoj me detyrë pune, nuk do të thotë se domosdoshmërish do të bëj seks me çdo mashkull që takoj në hotel!”, i thashë herën e fundit që isha në udhëtim.

Dhe, sa më shumë që bëja përpjekje për t’u avancuar në punë, aq më shumë ai përpiqej t’më pengonte… Përpiqej të lindja fëmijë dhe të mos merrem me asgjë tjetër…

Andaj, stresi e bëri të veten. Dhe, më në fund, kur edhe bëra përpjekje të mbetëm shtatzënë, nuk arrija dot…

Prandaj, sa herë që mendoja të sillja në jetë një fëmijë, në një atmosferë çfarë edhe jetonim unë me Eminin, zmbrapsesha.

Një herë, teksa po diskutoja me të se si ta sjellim në jetë një fëmijë, i thashë Eminit të kërkonim ndihmë nga mjeku a psikologu.

Për çudi, m’i nguli sytë i habitur. “Ndihmë, për të lindur një fëmijë, a?!”, më tha i habitur, dhe vazhdoi: “Pse, a të sëmurë jemi ne, a?!”.

“Ndoshta edhe jemi të sëmurë!”, ia ktheva troç, sepse më nuk kisha kah t’ia mbaj.

Dhe, pas një jave zënkash, vendosëm të shkojmë në vizitë te mjeku. Pasi i bëmë analizat, doli se ai ishte steril. Kjo më brengosi shumë, madje shumë…

Kështu, nga ai moment, partneri im, njeriu me të cilin unë kisha ëndërruar se do e kaloja gjithë jetën, gjithmonë e më shumë ushtronte trysni kundër meje.

Andaj, aq shumë më duhej të luftoja me sjelljet e këqija të tij, saqë jeta edhe nisi t’më bëhej monotone…

Çdo ditë e më shumë e shihja veten se si po degradoja në një nevrike, se si po e humbja durimin dhe se si gradualisht po mësoja të gënjeja, edhe për gjënë më të vogël, thjesht për t’i evituar të gjitha ato “fantazi” të kokës së tij, të pakuptimta.

Ndaj, vendosa që një ditë t’i jepja fund kësaj pune.
“Do të them një lajm!”, i thashë.
“Çfarë ka?”, më tha.

“Kam vendosur të ndahemi. Dhe, më mirë do të ishte të ndahemi si miq, sesa të bëjmë ndonjë budallaki e ta ofendojmë njëri-tjetrin”, ia ktheva.

Dhe, kur të nesërmen u largova prej tij, bashkë me rrobat e mia dhe u zhvendosa në familjen time, në shtëpi më pritën me fjalët: “Po, e kemi ditur se ti je kurvë!”.

E, fjalët e tyre më rënduan shumë. Madje, më shumë se ato të Eminit… Venita /Kosovarja/

 

Etiketa: emriKurve

POSTIME TË NGJASHME

Perjetime

A mund të martohem me dy burra?

4 muaj më parë
Perjetime

Si i derdha tre lot në tri kohë?

4 muaj më parë
Perjetime

Lum ai që njihet me grua që i jeton burri jashtë!

4 muaj më parë
Perjetime

E dua burrin, por po më kallë shefi i tij!

5 muaj më parë
Perjetime

Edhe pse iu ktheva burrit, zemra më ka mbetur te dashnori!

9 muaj më parë
Perjetime

Kurrgjë burri çka po më kënaq dashnori!

9 muaj më parë
Postimi tjetër

Suspendohet nga puna e policit, babai i zëdhënësit të Albin Kurtit

Dafina Zeqiri rrëfen periudhën që ka kaluar gjatë depresionit

Kurrë mos e pini ujin që rri gjatë natës

TË FUNDIT

Gili një grua me fat, ja çfarë dhurate i bën reja

31 minuta më parë

Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

37 minuta më parë

Jasmina thumbon keq meshkujt: “Ata janë femrat e vërteta”

46 minuta më parë

Ndryshimet fizike dhe shëndetësore që vijnë nga orizi

1 orë më parë

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, përurohet “Kooperativa Bujqësore Krusha”

1 orë më parë

Elitës i mbushet shtëpia për 8 Mars

1 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Dy ushtaret e FSK-së bëjnë shqiponjën: Lavdi jetës dhe veprës së familjes Jashari

Pas zhurmës së krijuar, kthehen në “Përputhen” Tea dhe Bearti

Lidhja e Kendall Jenner kalon në një nivel tjetër

Këto komplete ia theksojnë trupin perfekt Gëzimes

Anxhela Peristeri: Gratë bëjnë punë që burrat s’munden

Sa shpesh duhet të ndërroni furçën tuaj të dhëmbëve?

Përballja mes Sarës dhe Jasminës, shumë ofendime mes shoqesh

Gresa kështu e uron motrën për ditëlindje

Nëse keni këtë lloj të kartmonedhës prej 5 eurove ju mund të bëheni milioner

OBSH: Ende s’është koha për relaks, valët e treta dhe të katërta janë të mundshme

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci