fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Si mund t’i luftojë OBSH-ja pandemitë në të ardhmen?

nga Revista Kosovarja
2 javë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Janë duke u kryer negociata dhe krijuar plane nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), se si të përballet me pandemitë, nëse ndodh që të ketë ndonjëherë në të ardhmen.

Më 24 maj 2024 pritet që të realizohet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme e që duhet të miratohet nga 194 vendet anëtare të organizatës.

Për shefin e OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, një pakt i ri është prioritet tani, duke shtuar se “të gjithë duhet të kemi angazhim brezash në mënyrë që mos t’i kthehemi ciklit të vjetër të panikut dhe neglizhencës”, në asamblenë vjetore të agjencisë së OKB-së.

Ky pakt i kërkuar ka për qëllim të mbështet dhe ngjallë organizatat dhe trupat mbrojtës në gjithë botën në luftën kundër patogjenëve të mundshëm pas pandemisë së COVID-19, e cila vrau afër 7 milionë njerëz në gjithë botën.

Çfarë është ky traktati pandemik?

OBSH-ja tashmë ka rregulla të detyrueshme të njohura si Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit, me të cilat që nga viti 2005 përcaktohen detyrimet për ato vende ku ngjarje që kanë të bëjnë me shëndetin publik kanë potencial për t’i kaluar kufijtë. Këto përfshijnë këshillimin e menjëhershëm të OBSH-së për një emergjencë shëndetësore dhe masat për tregtinë dhe udhëtimin.

Këto rregullore, të cilat u miratuan gjatë përhapjes së virusit SARS në vitet 2002-2003, aktualisht shihen si të përshtatshme në rast të përhapjes së sëmundjeve si Ebola, por të pamjaftueshme për një pandemi në nivel global.

Pas përhapjes së COVID-19, këto rregullore janë duke u shqyrtuar.

Vendet anëtare kanë vendosur që traktati i ri më gjithëpërfshirës i pandemisë, duhet të jetë ligjërisht i zbatueshëm për ata që regjistrohen duke kapërcyer dyshimet e hershme nga Kombet e Bashkuara.

Pas Konventës Kuadër të vitit 2003 për Kontrollin e Duhanit, një traktat që përpiqet të dekurajojë pirjen e duhanit nëpërmjet taksave dhe rregulloreve për etiketimin dhe reklamimin, ky traktat i pandemive do të ishte pakti i dytë shëndetësor i këtij lloji.

Megjithatë, ky traktat ka tërhequr kritika në rrjetet sociale, kryesisht nga kundërshtarët e krahut të djathtë, të cilët shqetësohen se mund të rezultojë në transferimin e pushtetit nga shtetet tek OBSH-ja.

Organizata e kundërshton këtë, duke theksuar se qeveritë janë në krye të diskutimeve dhe kanë të drejtë të refuzojnë marrëveshjen.

Si e shohin shtetet këtë traktat?

Përkrahësi kryesor i marrëveshjes shihet të jetë Bashkimi Evropian, i cili e propozoi vetë këtë traktat. Pas akuzave për “aparteidin e vaksinave” nga shefi i përgjithshëm i OBSH-së Tedros, vendet në zhvillim, veçanërisht ato në Afrikë, janë të interesuar për të shfrytëzuar diskutimet që të përmirësohet qasja në vaksina.

Drafti më i fundit prej 208 faqesh, i cili u arrit pas pesë rundesh diskutimesh zyrtare, ka ende shumë paqartësi sidomos terminologji të paqartë, si përkufizimi i fjalës “pandemi”.

Me kaq shumë vende anëtare të përfshira, nënshkrimi i marrëveshjes mund të jetë më i ndërlikuar.

Si do të funksiononte?

Nuk është ende e qartë se si rregulloret e vitit 2005 dhe marrëveshja e re e pandemisë mund të përshtaten së bashku.

Mirëpo, sugjerohet se ato duhet të jenë plotësuese, në mënyrë që rregullat ekzistuese të zbatohen për përhapje lokale me rregullat e reja që fillojnë nëse OBSH-ja shpall një pandemi – diçka që aktualisht nuk ka mandat për ta bërë.

Gjithashtu, nuk është ende e qartë se çfarë ndodh nëse nuk respektohen masat. Një bashkë-drejtues i bisedimeve tha se do të preferohej që të kishte një proces rishikimi me kolegët nga shtetet, në vend se të sanksionoheshin shtetet që nuk pajtohen.

Çfarë reformash tjera janë në proces?

Gjithsej 300 amendamente janë propozuar nga kombet në diskutime të veçanta mbi reformimin e udhëzimeve të vitit 2005.

Sugjerimet fillestare nga Uashingtoni kërkuan transparencë dhe t’i sigurojnë OBSH-së qasje më të shpejtë në zonat epidemike.

Sidoqoftë, OBSH-ja pretendon se Pekini ende po fsheh të dhëna klinike nga rastet e hershme që mund të përfshijnë tregues për origjinën e virusit SARS-CoV-2. Kina lejoi ekipet e ekspertëve të udhëhequr nga OBSH-ja që të vizitojnë epiqendrën e COVID-19 në Vuhan.


Etiketa: COVID-19Pandemia

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk është opsion

27 minuta më parë
Aktuale

Serbët mblidhen sërish para komunës së Zveçanit

2 orë më parë
Aktuale

Pacolli : Më vunë çarçafin e bardhë, qëndrova 17 minuta në morg…

2 orë më parë
Aktuale

“Mua s’më intereson Serbia, jam kosovar sikur ju” – Kërstiq me tone të ashpëra ndaj Mujës

2 orë më parë
Aktuale

Pejani e dorëzon në Polici kuletën e gjetur me 600 euro

3 orë më parë
Aktuale

Escobar i raporton Shtëpisë së Bardhë për situatën në veri

4 orë më parë
Postimi tjetër

Angela Martini për ditëlindjen e saj i bënë dhuratë Shkodrës

Era Istrefi dhe Amir Rrahmani në lidhje dashurie?

E krahasojë veten me Elvana Gjatën, ish-banori ironizon keq me Nita Latifin

TË FUNDIT

Ja veçoria e emrit të vajzës së Ledrit dhe Sarës

1 min më parë

Sara dhe Ledri kanë një vajzë që po merr zemrat e publikut me ëmbëlsinë  e saj. Poem Blu, është emër...

Shakira harron Pique, shihet në krahët e një tjetër sportisti

18 minuta më parë

Pas ndarjes nga Gerard Pique, duket se vëmendjen e Shakirës e ka tërhequr piloti, Lewis Hamilton. Mediat po flasim për...

Pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk është opsion

27 minuta më parë

Burimet e Bashkimit Evropian, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se, pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën –...

Edita Doli “largohet”nga “Radari”, ja ku do ta gjejmë tani

30 minuta më parë

Moderatorja Edita Doli, çdo mëngjes fillon ditën me ndjekësit e saj, me emisionin “Radar”. Edita në një bashkëbisedim me një...

Kaq shumë po e ndjen mungesën e këtij personi Ronela Hajati

46 minuta më parë

Ronela Hajati ka pak ditë që ka publikuar projektin e saj të fundit, të titulluar "Si Yll". Artistja shqiptare është...

Edhe në rrugët e Parisit, Valdrina ushqen vajzën e saj me gji

1 orë më parë

Blogerja e njohur shqiptare Valdrina Haziri jeton në Gjermani më bashkëshortin e saj Valdetin atë së fundmi janë bërë prind...

MË TË LEXUARAT

Protesta e së hënës në Zveçan, Policia: 70-80 persona të dhunshëm sulmuan zyrtarët policorë, po hetojmë

Rama i dhuron Kadaresë Çelësin e Kryeqytetit, i premton se një nga bibliotekat do ta ketë emrin e tij

Eksperti britanik jep alarmin: Pas dy vitesh AI do të jetë në gjendje të ‘vrasë’ njerëz

Kylie dhe Timothee hedhin një hap serioz në lidhjen e tyre

Përmet: Arrestohet 24-vjeçari pasi mbyti nënën e tij

Beyonce mbetet pa mbështetjen e nënës në turneun e saj

Kërkesat e SHBA-së dhe BE-së për situatën në veri – Escobar dhe Lajçak sonte takohen me Kurtin, nesër me Osmanin

NATO-ja mirëpret vendosjen e ushtarëve turq në Kosovë

Keisit nuk po i hiqet meraku për Kristin, ja çfarë bën ajo

Kjo është mbretëresha e Bleros, duket zonjë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist