fbpx

Si ndikon ndryshimi i orës në organizmin e njeriut, avantazhet dhe disavantazhet

nga Revista Kosovarja

Pranvera sjell me vete edhe ndryshimin e orës, ku akrepat shkojnë 60 minuta para. Praktikisht kemi të bëjmë me fenomenin natyror ku dita është më e gjatë se nata.

Kjo e diel e 31 marsit i ka detyruar njerëzit në Shqipëri që të zgjohen një orë më herët. Dita e tyre, angazhimet ditore, nisja për në punë, do të bëhet një orë më herët se në ditën e 30 marsit. Kjo orë ndryshe quhet edhe “ora ligjore”.

Me ndryshimin e orës edhe trupi pëson disa avantazhe, por edhe disavantazhe. Kjo pasi organizmi i njeriut e ndien menjëherë ndryshimin, njësoj siç ndihet lodhja fizike me të cilën përballemi kur kalojmë nga një zonë orare në një tjetër, pas një udhëtimi të gjatë ajror. Sipas disa studimeve, ata që e ndiejnë më shumë ndryshimin janë fëmijët dhe të moshuarit. Trupi ynë mund të vijojë të ndiejë ndryshimin edhe në ditët pasardhëse. Sipas një studimi të publikuar në “Neuroscience Letters”, njerëzit tentojnë të flenë më pak dhe shohin më pak ëndrra në periudhën e tranzicionit nga ora diellore në atë ligjore, e anasjelltas.

Ndryshimi i orës shkakton rritje të stresit dhe një lodhje të përgjithshme, që ndikon edhe në kapacitetin tonë të përqendrimit. Edhe prej këtij motivi është evidentuar një rritje e numrit të aksidenteve rrugore, më së shumti të hënën e parë pas fundjavës së ndërrimit të orës.
Gjithsesi, është provuar gjithashtu se, duke përjashtuar të hënën e parë, incidentet vdekjeprurëse ulen ndjeshëm në periudhën kur është në fuqi ora ligjore. Me shumë mundësi, motivi kryesor është fakti që ka më shumë sasi ndriçimi në orët kur njerëzit kthehen nga puna.

Si mund ta përballojmë ndryshimin e orës? Sigurisht duke tentuar të vetëpërgatitemi një apo dy ditë përpara, në mënyrë që organizmi ynë ta ndiejë sa më pak lodhjen me të cilën do të përballet.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]