Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Si ndikon pasqyra në marrëdhëniet intime

nga Revista Kosovarja

Për 72 % e italianëve, seksi para pasqyrës është një përvojë që nuk duhet humbur. Pasqyra mund të kthehet lehtësisht në një instrument kënaqësie.

Nga ana tjetër, në shtëpitë e lashta publike pasqyrat zbukuronin dhomat dhe shumë shpesh mbulonin muret e të gjitha korridoreve. Në fakt, edhe sipas seksologëve, duket se akti shijon më shumë falë imazheve të pasqyruara, sepse të kërkosh veten në pasqyrë ndërsa bën dashuri është një afrodiziak i fuqishëm, veçanërisht për burrat.

Në fakt, shikimi është shtylla kryesore e seksualitetit të tyre. Është si një lloj stimulimi dhe imazhet bëhen një trampolinë drejt kënaqësisë së madhe.

Pozicioni i pasqyrës është gjithashtu mjaft i rëndësishëm. Nëse zgjidhni një pozicion frontal, do të keni një pamje të qartë të përshtatshme për çiftin. Vendosja e pasqyrës në tavan garanton qasje më të butë dhe më misterioze. Shumë shpesh është partneri ai që dëshiron ta zbatojë këtë fantazi dhe më pas të marrë iniciativën.

Moneytizer Paragrafi 4

Dyshimet, kurioziteteti, sikleti, gratë reagojnë në mënyra të ndryshme. Gjëja e rëndësishme është që gjithmonë të dëgjoni dëshirat tuaja dhe të mos veproni vetëm për të kënaqur partnerin tuaj. Intimiteti gjithmonë duhet të jetë një moment i shkëmbimit të vetëdijshëm dhe të ndërsjellë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]