fbpx

Si ndodhi vrasja e Gjyljeta Ukellës nga bashkëshorti?

nga Revista Kosovarja

Vetëm katër ditë pas vrasjes së Erona Coklit në Ferizaj, krim që dyshohet të jetë kryer nga ish-bashkëshorti Valon Aliu, një tjetër grua u bë viktimë e femicidit në Kosovë.Vendi u trondit kur Gjyljeta Ukella u vra nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajqi, më 16 prill në banesën e tyre në Pejë.

Pas kryerjes së krimit, Edmondi u vetëdorëzua në Polici, duke e pohuar se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij,

Gjyljetën.Ai dyshohet se e vrau me një plumb në ballë derisa ajo po pinte kafen e mëngjesit.
Për vrasjen e gruas të tij, dje u mbajt seanca fillestare, në të cilën Prokuroria kërkoi që të 43-vjeçarit t’i caktohet masa e paraburgimit.Kjo kërkesë u aprovua nga Gjykata Themelore në Pejë, e cila përmes një komunikate për media, pohoi se për 43-vjeçarin parashihet dënim me burgim prej së paku dhjetë vitesh ose me burgim të përjetshëm.

Gjykata po ashtu njoftoi se kjo nuk është hera e parë që ai bie ndesh me ligjin.Organet e hetuesisë dhe drejtësisë kishin qenë të njoftuara me gjendjen e Gjyljetës qysh në vitin 2021, kur ajo e kishte denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Edmondi dhe Gjyljeta ishin të martuar dhe kishin tre fëmijë.E ndjera e mbante familjen, duke punuar si asistente e stomatologjisë në QKMF në Pejë, ndërsa i dyshuari ishte i papunë që 15 vjet.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]