Aktorja Monika Lubonja është një nga personazhet që merë vëmendje në shumë paraqitje që bënë.
Që nga hyrja si banore e ”Big Brother VIP”, me çiltërsinë e saj fitoi edhe më shumë dashuri nga publiku shqiptarë, shkruan ”Kosovarja”.
Lubonja ishte gjithnjë e lirë sepse shfaqte atë që ndjente, derisa vallëzimet që bënte mbeten në mendje edhe pas finales së spektaklit.
Aktorja me 13 prill mbushi 54 vite jetë, ndërsa mbrëmë ajo e ka festuar mes një organizimi madhështor mes ish – banorëve të ”Big Brother VIP”.
Në këtë nuk munguan as bananat e famshme që u bë meme sa ishte brenda BB VIP.
Po ashtu nuk mungoi as edhe vallëzimi sensual dhe një të tillë e ka realizuar me Dritan Ramën, ish – banor i ”Big Brother VIP” dhe videon e ka shpërndarë moderatorja, Roza Lati, në Instagramin e saj.
Shikojeni në videon e poshtme:
View this post on Instagram