Këngëtarja kosovare po e shijon në maksimum romancën me biznesmenin turk.
Fjala është për Genta Ismajlin, e cila tashmë shfaqet hapur në publik me të dashurin e saj turk, Huseyin Usta, shkruan “Kosovarja”.
Usta dhe Genta shfaqen pothuajse çdo ditë në praninë e njëri-tjetrit, e nuk mungojnë as surprizat e dedikimet romantike që i bëjnë publike edhe në rrjete sociale.
Së fundi është Usta, ai që ka publikuar në Instastory një fotografi, ku shihen duart e tyre sipër një buqete me trëndafila dhe shihen të dy me orë luksoze “Rolex”.
Si duket kështu po e lumturon biznesmeni këngëtaren shqiptare. /Kosovarja/