Fati natyrisht ka të bëjë shumë për sa i përket karrierës personale.
Të tilla janë edhe modelet, ose që u shëndërruan në të tilla pasi u lidhën me futbollistë të njohur.
Po e nisim me Georgina Rodrigues, të dashurën e Cristiano Ronaldos. Modelja me orgjinë argjentinase, është e “zhytur” në luks, teksa pozon nga Bugatti 2.2 milionë dollarësh i Ronaldos.
Georgina Rodriguez numëron 40 milion follow në Instagram, dhe ku më së shumti e përdor për marketing.
Nuk qëndron pas as gruaja e Lionel Messit, Antonela Roccuzzo.
Me famën dhe pasurinë që ka ylli i PSG-së Antonelës nuk i dridhet dora kur vjen puna te luksi.
Antonela Roccuzzo dhe tre djemtë e saj Mateo, Thiago dhe Ciro kaluan pushimet në Karaibe.
Leo Messi është sportisti më i paguar në planet! Për çfarë i shpenzon paratë?
Ai ka fituar mbi një miliard në karrierën e tij.
Sipas Forbes, Messi ka fituar 75 milionë dollarë në PSG vitin e fundit, më shumë se çdo atlet tjetër në planet për sa i përket fitimeve sportive.
Kështu, pasuria e Messit vlerësohet në 600 milionë dollarë.
Messi pëlqen të shpenzojë paratë e tij në makina luksoze.
Ndërkohë, si Georgina edhe Antonela numëron reth 20 milion follow në Instagram
Nuk ngelet pas as çifti Boateng-Melissa Satta
Ata ishin një nga çiftet më të përfolur në media për një dekadë, por u ndanë vetëm para dy vitesh.
Fama e Melisës filloi të zgjerohej, sa her që ish-burri i saj ndërronte ekipet.
Ajo aktualisht vijon të merret me modeling, dhe numëron reth 5 milion follow në Instagram.
Gjithashtu mardhania e saj me futbillistin bëri bujë kur ajo deklaroi: “Bënim seks dhjetë herë në ditë”, kishte deklaruar Melissas Sata në një media kohë më parë për raportet me futbollistin e njohur nga Gana, Kevin Prince-Boateng.
Jolante Kabau-Snajder
Yolanthe Cabau nuk njihej nga publiku, teksa 4 vite më parë njoftoi publikisht ndarjen nga futbollisti i famshëm hollandez.
Çifti ishte njohur që prej 2009-ës dhe kishin një fëmijë.
Sot Cabau ka nisur një jetë të re, edhe pse u nda nga futbollisti ajo vijon të bëjë para teksa merret me modeling.