Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Si rallë herë më parë Sara Gjordeni bën dedikim e ndjerë për gjyshin e saj

nga Revista Kosovarja

Ish banorja e Big-Brother Vip3, Sara Gjordeni edhe pse shumë aktive në rrjetet sociale rrallë herë ndodh që ajo të postojë familjarët apo detaje nga momentet e tyre.

Mbi artikull

Mirëpo sot Sara na ka habitur me një dedikim për gjyshin e saj. Ndër rreshta të ndjerë ajo shkruan se ai është një ndër njerzit më të rëndësishëm në jetën e saj dhe ka një dashuri të pakufijshme për të.

“Ky është një ndër njerzit që dua më shumë në jetë! Gjyshi im! Krenaria ime më e madhe,” shkruan Sara teksa shfaq një foto me gjyshin.
Ndër të tjera ajo shton se çdo festë përpiqet ta festojë pranë tij, ndihet me fat që është mbesa e tij e preferuar dhe u bën thirrje ndjekësve të saj të telefonojnë gjyshërit e tyre.

Postimi i plotë:
Ky është një ndër njerzit që dua më shumë në jetë! Gjyshi im! Krenaria ime më e madhe! Çdo fundjavë jam zënë me shoqet pasi unë kthehesha në Kuçovë të rrija me gjyshin dhe nuk rrija me to.

Moneytizer Paragrafi 4

Çdo ditëlindje dhe vit të ri përpiqem ta festoj pranë tij pasi humbjen e gjyshes ai e përjetoi shumë.

Më mbushet zemra që jam mbesa e tij e preferuar. Fjala ime e parë ka qenë emri i gjyshit, gjithashtu kam qenë bebi i parë që gjyshi ka mbajtur në krahë edhe pse vetë kishte 9 fëmijë dhe 8 nipër dshe mbesa në atë kohë. Kush e njeh e quan ‘Dinia i hekurt’ sepse gjithmonë ka pasur pozicione pune me autoritet dhe një hije të rëndë. Ama sa e lumtur jam unë që e zbuta. Jam kaq krenare për gjyshin sa mund të flas gjithë ditën për të. Kjo është një shenjë për jut ë telefonin gjyshërit tuaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]