Vesa Luma njihet për publikun shqiptar si një nga këngëtaret e rralla e shumë të talentuara, me disa vite karrierë muzikore.
Këngëtarja tash e disa vite po jeton në Australi bashkë me bashkëshotrin e saj, reperin nga Shqipëria, Big Basta dhe djalin, Liamin, shkruan “Kosovarja”.
Vesa është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh publikon imazhe nga përditshmëria e saj.
Së fundi ajo shfrytëzuar rubrikën “Ask me a question” në Instagram, për të komunikuar me ndjekësit e saj.
Një nga pyetje që ka ardhur në adresë të saj ka qenë ajo se cilën motër e do më shumë.
Kjo pyetje e ka bërë të qeshë këngëtaren, pasi atë ia ka bërë pikërisht motra e saj Mjellma dhe përgjigja e saj ka qenë kjo.
“Haha pa juve nuk kam jetë. Mjelljma ti je insipirim i jemi i përditshëm, shembull i një gruaje të fortë, punëtore, e kujdesshme dhe shembull i një nëne të mrekullueshme! E Dea nuk më ka pyetur hala” ka shkruar ajo, duke na lënë të kuptojmë se Vesa ka raporte shumë të afërta me motrat e saj, pasi nuk kemi pasur rastin që t’i shohim shpesh në rrjete sociale. /Kosovarja/