Ekspertët thonë se produkti kryesor i kozmetikës, te i cili duhet të mbështetemi është baza që përdorim për lëkurë.
Kemi disa këshilla që duhet ndjekur gjatë aplikimit të saj për ta bërë lëkurën të duket e përsosur, edhe nëse nuk është gjithmonë e tillë.
Gjejeni ngjyrën e duhur
Testojini gjithmonë ngjyrat para se ta zgjidhni bazën e duhur për lëkurën tuaj. Ngjyra është e duhur për tenin tuaj të lëkurës, nëse pasi ta shpërndani ngjyra nuk dallon nga pjesa tjetër e lëkurës.
Nëse nuk mund të vendosni në dyqanin ku jeni duke e provuar atë, kërkoni nga shitësi ta merrni një mostër për ta provuar në shtëpi.