Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Si ta fshihni lodhjen me anë të grimit?

nga Revista Kosovarja

Nëse nuk mund të vendosni a të blini një nuancë pink, apo tjetër, këtë sezon ekspertët ju preferojnë që të përcaktoheni për nuancën koralore.

Në një fytyrë të lodhur, ngjyra kafe vetëm sa e përkeqëson edhe më shumë situatën. Nëse doni të freskohem për vetëm disa sekonda, respektivisht që të dukeni më pak e lodhur, atëherë përcaktohuni për grim ngjyrë rozë.

Të gjithë ekspertët e grimit janë unanimë. Nuanca e kuqërremtë aty për aty freskon tërë pamjen, por e krijon edhe disponim.

Më së miri do të jetë nëse përcaktoheni për një bojëkuq ngjyrë rozë. Kthjelltësia dhe optimizmi do të vërehen pas vetëm disa përdorimeve të brushës.

Moneytizer Paragrafi 4

Përpos bojëkuqve standard të ngurtë, në ofertë janë edhe bojëkuqtë kremozë, të cilët mund të aplikohen edhe pa bazë kozmetike – me kusht që të keni ten të pastër, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk mund të vendosni a të blini një nuancë pink, apo tjetër, këtë sezon ekspertët ju preferojnë që të përcaktoheni për nuancën koralore. Ajo është një hit i fundit, kur bëhet fjalë për sezonin.

Në mënyrë që ta maskoni lodhjen sa më mirë, në mollëzat e faqeve vendoseni një nuancë më të ndritshme, e kah këndet e fytyrës një nuancë më të errët të bojëkuqit.

Po ashtu, me hije të bardhë hijesoni këndet rreth syve, në mënyrë që askush të mos ua vërejë shenjat e lodhjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]