fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Si ta kuptoni nëse në martesën tuaj keni probleme me seksin?

nga Revista Kosovarja
12 muaj më parë
në Dashni
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

E para fare, merr frymë thellë. Nëse ke arritur të klikosh këtë shkrim, do të thotë që me shumë mundësi diçka nuk shkon. Duhet të dish se nuk je vetëm. Ka shumë marrëdhënie dhe çifte që vuajnë këtë situatë.

Fajin e ka bota në të cilën po jeton. Një botë pas izolimi e me një pandemi ende nëpër këmbë. Me shumë viktima të lëna pas, me të njohur, të dashur e të afërm të humbur, me punë të humbura, me familjarë me takuar, me zyrën e transferuar në shtëpi, ose akoma më keq, mund ta kesh humbur punën, kështu nuk ke sesi të ndihesh në humor.

Çfarë është një martesë pa seks?

Ekspertja e marrëdhënieve Sophie Mona Pagès shpjegon se të jesh në një martesë pa seks do të thotë që ke pak ose aspak aktivitet seksual me partnerin. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ka një problem. ‘Seksi nuk është thelbësor që një martesë të funksionojë’, thotë Pagès.

Realiteti është se të gjitha marrëdhëniet – veçanërisht martesat – janë të ndryshme dhe nuk ka asnjë ‘sasi normale’ seksi për të bërë. Por për shkak të mënyrës sesi portretizohen ‘martesat e lumtura’ në TV, media sociale dhe filma, nëse marrëdhënia juaj nuk duket saktësisht e tillë, mund të mendoni se diçka po e bëni gabim.

Kur është problem një martesë pa seks?

Nëse ju dhe partneri juaj jeni të dy plotësisht të lumtur në martesën tuaj pa seks, vazhdoni përpara dhe ndaloni së lexuari këtë artikull. Arsye për t`u shqetësuar është kur njëri nga partnerët ndihet i lënduar nga mosplotësimi i nevojave seksuale.
Por nëse zbuloni se nuk jeni të kënaqur me jetën tuaj seksuale, mos e humbni shpresën. Ka mënyra për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe ndoshta të riktheni intimitetin në marrëdhënien tuaj.

Më poshtë gjen çfarë mund të kontribuojnë për ju ose partnerin tuaj në një dëshirë seksuale të ulët:

Çështjet e shëndetit mendor: Nëse partneri juaj po lufton me depresion, ankth ose çështje të tjera të shëndetit mendor, kjo mund të ndikojë në epshin ose aftësinë e tyre për të bërë seks.

Çështjet personale: Pavarësisht nëse janë çështje me familjen apo punën, ndikojnë në intimitet.

Stresi: Ndonjëherë jeta është intensive. Dhe kur keni një milion gjëra në mendjen tuaj, seksi duhet të jetë i fundit.

Si mund ta shpëtoni një martesë pa seks?

Një gjë që mund të bëni është të përqendroheni në komunikim. Përcaktoni se çfarë do të thotë seksi për ju të dy, për të ndarë një kuptim të përbashkët të pikëpamjeve të njëri-tjetrit. Kthehuni pas për të kuptuar kur dhe pse filloi. A ka gjëra të pathëna? A ka turp? Si është një jetë e lumtur seksuale për secilin prej jush? Cila është pika e përbashkët? Bërja e këtyre pyetjeve mund t’ju ndihmojë të kuptoni më thellë çështjen, nëse ekziston një, ose t’ju ndihmojë të manovroni se si ta ktheni seksin në martesën tuaj.

Ndonjëherë është thjesht çështje shkëputjeje. Mbase duhet të filloni dalëngadalë me masturbimin. Gjithsesi në këtë rast, mos harroni se rilidhja duhet të nisë gjithmonë nga emocionet dhe pastaj të përfundojë tek seksi.


Etiketa: Seksiçifti

POSTIME TË NGJASHME

Dashni

A është e vërtetë që gratë bëjnë më shumë seks me kalimin e moshës? Flet terapistja

1 javë më parë
Dashni

A mund të mbetesh shtatzënë nëse bën seks gjatë periodave?

1 javë më parë
Dashni

E thonë studimet, ja sa vjet zgjat dashuria

2 javë më parë
Dashni

Gjërat e para që gratë vënë re tek burrat

2 javë më parë
Dashni

A kryejnë marrëdhënie të rinjtë? Një në tre djem sot bën seks vetëm online

2 javë më parë
Dashni

E reja thotë se ka fjetur me mbi 300 burra brenda vitit

1 muaj më parë
Postimi tjetër

Katër tipare specifike që trashëgohen nga nëna

A mund të ketë sukses lidhja me mashkullin e divorcuar?

Fëmijët që hanë kafjall para se të shkojnë në shkollë kanë shanse më të mëdha për nota më të mira

TË FUNDIT

Kjo është gruaja e Naim Murselit që vdiq tragjikisht sonte, u qëllua me armë zjarri

34 sekonda më parë

Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin e Sinjalit për vrasjen e rëndë që ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku...

Rasti i rëndë në Prishtinë: Grabitësit dyshohet se e vranë gruan e Naim Muselit dhe u zhdukën

4 minuta më parë

Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin e Sinjalit për vrasjen e rëndë që ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku...

Vrasja e gruas në Prishtinë, pamje nga vendi i krimit

10 minuta më parë

Liridona Murseli, gruaja e Naim Murselit, ish këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit është qëlluar për vdekje me armë...

Detaje ekskluzive nga rrëfimi i Naim Murselit para Policisë: Na e zunë pritën, fëmijët i largova e gruan e vranë

26 minuta më parë

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Sinjalin vrasjen e rëndë që ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku si pasojë...

Gruaja e këtij ish këshilltari presidencial është viktima që u vra sonte në Prishtinë

31 minuta më parë

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Sinjalin vrasjen e rëndë që ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku si pasojë...

Personi që u vra sonte në Prishtinë është gruaja e këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës

41 minuta më parë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën...

MË TË LEXUARAT

Iliriana e quan Ganiun “i përgaztë”

Buci – Bleros: Ke dështuar në estradë, do dështosh edhe këtu

Vesa e Blerando afër, por s’i flasin njëri-tjetrit

Ja cilat goma duhet ti zgjidhni për dimër, nëse keni dilemë për goma të gjëra spo të ngushta!

Mjeshtrja e tortave Egzona Kalanica përgatit tortën e rrallë për 28 Nëntor

Pjesëtarët e NjSI të armatosur deri në dhëmbë e me plisa publikojnë fotografi për 28 Nëntor

Paris Hilton bëhet nënë për herë të dytë

Osmani nesër shkon në kazermën “Adem Jashari”

Operacion i veçantë: Burrit iu gjetën në stomak, çelësa, çakmak dhe kapëse rrobash

“Çu ofendoje dikë e pastaj puthe” – Monika ‘nervozohet’ me Ilirianën

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist