Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Si të bëj djalë?”… gjinekologia i përgjigjet pyetjes

nga Revista Kosovarja

“A ka ndonjë nënë që ka tri vajza dhe pastaj një djalë?”, fillon një postim i një nëne në Facebook, i cili vazhdon duke kërkuar këshilla se si edhe ajo të sigurohet që fëmija i radhës i saj të jetë djalë.

Mbi artikull

Këshillat janë të shumta e të llojllojshme: shiko kalendarin kinez, shpërlahu me sodë buke, ndërroje anën e mitrës, mbet shtatzënë në ditën e ovulimit, konsumo mish viçi dhe burri të pijë më shumë kafe…

Kërkesa të tilla i janë adresuar edhe specialistes së gjinekologjisë, Merita Demiri Demolli, e cila thotë se gjithmonë tenton t’ua qartësojë prindërve se nuk ka metoda natyrale për përcaktim të gjinisë.

“Metodat që qarkullojnë si dieta të caktuara, pozicione gjatë marrëdhënieve apo ‘planifikimi’ sipas ovulacionit, nuk kanë bazë të provuar shkencore”, thotë ajo.

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo thekson se përcaktimi i gjinisë, që mund të bëhet shkencërisht përmes fertilizimit të asistuar mjekësor (IVF), bëhet vetëm kur ka arsye mjekësore e jo për “preferenca personale”, shkruan REL, transmeton Insajderi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]