Askush nuk pëlqen që ta gënjejnë, sidomos nëse ai person që përpiqet t’ju mashtrojë është një njëri i dashur për ju.
Sipas psikologut Jo Hemmings, nëse dikush përpiqet t’ju mashtrojë ju duhet të fokusoheni te gjuha e trupit e cila asnjëherë nuk gabon.
Edhe nëse gënjejmë binshëm dhe mendojmë se personi tjetër nuk mund ta kuptojë që jemi duke e mashtruar, trupi ynë na tradhëton gjestet dhe mimika e fytyrës i tregon të gjitha.
Gjurmoni pauzat e tij
Një nga veprimet më të zakonshme që zbulon nëse një person është duke ju gënjyer janë pauzat e vogla. Nëse një person teksa është duke folur merr pauza të gjata atëhere ky person është duke ju mashtruar dhe po merr kohën e nevojshme për t’u menduar.
Kohëzgjatja e emocioneve
Emocionet e vërteta zakonisht zgjasin jo më shumë se pesë sekonda. Nëse një person shpreh emocione për më shumë se pesë sekonda atëhere ky person ka shumë mundësi që është duke ju gënjyer.
Tregohuni të vëmëndshëm ndaj përsëritjes
Nëse personi gjatë bisedës me ju është duke përsëritur diçka , ai po përpiqet t’ju bindë dhe të besoni në atë çfarë ai po ju thotë.
Mbulimi i fytyrës ose gojës me duar
Një nga shenjat më të lehta për të dalluar kur një person është duke ju gënjyer apo duke ju thënë të vërtetën është kur ai mbulon me duar fytyrën e tij. Ky veprim instiktiv nuk shmanget dhe është një veprim i zakonshëm për të gjithë gënjeshtarët. Pra mbulimi i fytyrës me duar tregon qartë që personi përballë po ju gënjen.
Kontrolloni për emocionet e sinqerta
Emocioni është i sinqertë kur e gjithë fytyra ndryshon. Nëse një person buzëqesh në mënyrë të sinqertë nuk lëviz vetëm buza por edhe pjesët e tjera të fytyrës. Një emocion i vërtetë është i sinqertë dhe nuk mund ta riprodhosh atë.