Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Si të dalloni peshku e freskët?

nga Revista Kosovarja

Cilat janë karakteristikat që duhet të merrni parasysh përpara se ta blini atë?

Peshku duhet të jetë i freskët. Kjo është një nevojë e panegociueshme për çdo konsumator, dhe freskia nuk duhet të merret për e mirëqenë.

Cilësia e një ushqimi siç është peshku ka nevojë për konfirmim të dyfishtë – në dyqan e në shtëpi përpara se ta gatuani.

A e dini se çfarë arome apo çfarë paraqitje duhe ttë ketë peshku cilësor? Cilat janë karakteristikat që duhet të merrni parasysh përpara se ta blini atë?

Moneytizer Paragrafi 4

Aroma
Kur të afroheni tek zona e peshkut duhet të ndieni aromën e detit, kripës dhe jodit. Kjo është aroma e freskisë.

Mendoni çfarë mund të ndodhë në kuzhinën tuaj nëse dyshemeja është e mbushur me peshk dhe mbetjet e tij. Pas disa ditësh, aroma është e papërballueshme.

Në dyqanet e peshkut duhet të tregoni kujdes me gocat e detit që kur nuk janë të freskëta kanë aromën e amoniakut.

Verzat e peshkut të freskët kanë ngjyrën e kuqe të ndezur dhe kanë aromën e kripës së detit. Me kalimin e ditëve verzat marrin nuancën e verdhë dhe aroma bëhet më e fortë.

Paraqitja
Peshku i freskët shkëlqen. Është kaq e thjeshtë! Sa më i freskët të jetë peshku aq më e pastër dhe shkëlqyese duket lëkura e tij.

Pasi kanë shkrirë, peshqit humbasin shkëlqimin e tyre. Ngjyra e peshkut nuk është e qëndrueshme.

Kur peshku është i freskët, lëkura e tij është e ylbertë me nuanca të të gjelbrës që anojnë nga bluja dhe reflektojnë dritën. Sytë e peshqve janë gjithashtu tregues freskie.

Sytë e plotë, të qartë, të fryrë dheme bebe të zezë janë tregues të freskisë.

Sytë e zvogëluar, të topitur dhe me bebe me ngjyrë gri tregojnë se peshkut i ka kaluar koha e freskisë. Tuli dhe guacka e gocave të detit duhet të jenë të puthitura me njëra tjetrën dhe pa njolla të errëta

Prekja
Ndoshta e keni të vështirë ta prekni, por peshku i freskët nuk qëndron dot në dorë sepse ka tendencën të rrëshqasë. Shikojini duart e shitësit me kujdes, bashkë me mënyrën si qëndron peshku në to.

Peshku duhet të jetë mjaftueshëm i ngurtë dhe i tendosur për të qëndruar horizontalisht.

Mishi i peshkut të freskët nuk shkëputet lehtë nga pjesa kurrizore. E njëjta gjë vlen edhe për gocat e detit por jo për kallamarët apo oktapodin .

Tregoni kujdes

– për sasi të mëdha akulli që përdoren për të ruajtur ngurtësinë e peshkut

– për ofertat speciale që tingëllojnë shumë të bukura për të qenë të vërteta. Zakonisht, peshqtë e freskët nuk janë kurrë në ofertë.

– për të brendshmet e peshkut: janë gjithashtu tregues të saktë të freskisë. Këto organe ndihmojnë që të kuptoni nëse produkti i blerë është rritur në rezervuar ose peshkuar në det.

Peshqit e rezervuarit ngordhin urie një ditë përpara se të kapen në mënyrë që mëlçia e tyre të jetë e pastër.

Nëse gjatë gatimit peshku lëshon një sasi domethënëse lëngjesh atëherë është i freskët. Nëse mbetet i thatë dhe pa shije, është tejpjekur ose është shkrirë nga akulli.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]