Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Si të jeni të lumtur si çifti Beckham

nga Revista Kosovarja

Të shumtë janë yjet e showbiz-it të cilët edhe sot e kësaj dite kanë një martesë të lumtur. Edhe ikona e modës Victoria Beckham gjithmonë e ka shprehur se David Beckham është dashuria më e madhe. Çifti është martuar në 1999 dhe vazhdojnë të jenë shumë të dashuruar.

Në një rrëfim për “Today”, 46-vjeçarja ka treguar sekretin e një martese të gjatë. Në kaq vite, Victoria dhe David kanë qenë jo vetëm bashkëshortë, por edhe shokët më të mirë të njëri-tjetrit.

“Besoj se fëmijët janë prioriteti ynë dhe çdo gjë që bëjmë vërtitet rreth tyre. Punojmë të dy shumë fort. E duam jetën tonë profesionale. Mbështetemi tek njëri-tjetri dhe jemi me fat që jemi gjetur dhe që mundëm të rriteshim bashkë”, u shpreh ajo.

Ata janë prindër të 4 fëmijëve, Brooklyn, 20 vjeç, Romeo 17, Cruz 14 dhe vajzën Harper, 8 vjeçe.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]