Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Si të kujdeseni për higjienën vetjake pas seksit

nga Revista Kosovarja

Çdo grua me një jetë aktive seksuale duhet të dijë se gjëja më e rëndësishme që duhet bërë pas seksit (deri 15 minuta më pas) është të urinojë.

Qoftë seks me gjininë e njëjtë, me një lodër apo qoftë marrëdhënie heteroseksuale, nëse nuk urinoni pas seksit, rrisni shanset që të merrni një infeksion të traktit urinar, që është shumë i sikletshëm dhe mund ta pasohet nga një sërë problemesh.

Te gratë, uretra është shumë e shkurtër dhe fshikëza gjendet shumë pranë saj. Kështu që gjatë penetrimit, bakteret kanë akses të drejtpërdrejtë në fshikëz.

Disa njerëz i marrin më lehtësisht këto infeksione, disa jo. Duhet të tregojnë kujdes të veçantë gratë që e kanë kaluar menopauzën, pasi pakësimi në nivelet e estrogjenit hollon indet dhe e bën më të vështirë luftimin e infeksionit. Edhe nëse partneri juaj është shumë i pastër, edhe nëse ai përdor prezervativ, edhe nëse është i bërë synet, rreziku ekziston. Sigurohuni të shkoni në banjë gjithmonë pas seksit.

Moneytizer Paragrafi 4

Për t’u ndjerë më të pastër pas gjithçkaje, si burrat dhe gratë, mjafton të pastroni organet gjenitale me ujë dhe një larës që nuk e irriton lëkurën.

Nga Dr. Barb DePree, gjinekologe për The Guardian

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]