Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Si të ndihet më pak aroma e qepës së fërguar në shtëpi?

nga Revista Kosovarja

Qepa është e shëndetshme dhe artikull i domosdoshëm, por nuk ka edhe aromë aq të këndshme…

Mbi artikull

Gjella nuk është e njëjtë pa qepë dhe është e paimagjinueshme që ta eliminojmë nga recetat e caktuara.

Megjithatë, nuk mund të shmanget aroma e qepës, si gjatë kohës së grirjes, ashtu edhe gjatë fërgimit – kur vërtet di “të lirojë aromë të pakëndshme” në gjithë banesën.

Shumë njerëzve u pengon shija dhe aroma e qepës, por kjo nuk është arsye pse nuk duhet ta konsumoni.

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo që mund ta bëjmë është që njëherë në javë, apo sipas nevojës, të përgatisim sasi më të madhe të qepës – dhe pastaj ta fusin në frigorifer me ngrirje të thellë.

Dhe, pastaj thjesht, me lugë e ndajmë sasinë e nevojshme të cilën, normalisht, do ta përdorim.

Qepa e ere fsheh shumë përparësi shëndetësore. Kuercetina është përbërësi më i njohur i qepës dhe ka veçori të fuqishme antiinflamatore.

Është burim i mirë i tiaminës, vitaminës B6, acidit folik, magnezit, fosforit dhe zinkut. Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave dietale, vitaminës A, C, K, riboflavineve, kalciumit, hekurit, kaliumit dhe manganit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]