Gjithçka që ju duhet është të përgatisni përbërjen dhe të fusni bizhuteritë brenda dhe t’i lini për disa minuta.
Ja çfarë ju duhet:
– Tas
– Letër alumini
– 1 lugë gjelle kripë
– 1 lugë gjelle sode buke
– 1 lugë gjelle sapun i lëngshëm
– 1 filxhan ujë i ngrohtë
Realizimi:
Merrni një tas dhe në fundin e tij vendosni një letër alumini. Hidhni përbërësit brenda dhe përziejini. Hidhni bizhuteritë në përbërje dhe lërini për 10 minuta. Më pas hiqini bizhuteritë nga tasi dhe shpërlajini me ujë të ftohtë. Thajini me peshqirë të pastër. Përbërja është e fortë prandaj mund t’ju dëmtojë duar, kujdesuni dhe vishni doreza prej gome.