Me një apo dy vaska, të thjeshtë apo me aksesorë, lavamani është një element i domosdoshëm dhe multifunksional që dallohet për detaje dhe vëmendje në design.
Në kuzhinat e përbëra lavamani vendoset nga lart dhe në bazë të thellësisë që kemi në dispozicion. Zgjedhja e modelit varet mbi të gjitha nga lidhjet hidraulike dhe nëse është e mundur, lavamani duhet të ndodhet në pikën më të ndriçuar të dhomës, pranë një dritareje nëse lartësia e lejon.
Modulet që inkasohen kanë një gjatësi që shkon nga 45 deri ne 120 cm, por nëse duam, patjetër që madhësia mund të jetë më e madhe.
Ana Praktike
Mbasi të kemi llogaritur mirë distancat duhet të kujdesemi dhe për element të tjerë.
-thellësia e lavamanit ( duhet të jetë e madhe të paktën sa të zërë një tenxhere)
– koka e lavamanit duhet të jetë e gjatë në mënyrë që uji të shkojë në të dyja vasketat.
-aksesorët: shumë modele lavamanësh parashikojnë dërrasa dhe aksesorë të ndryshmë në mënyrë që vasketat mos të ngelin të papërdorura.
Si ka ndryshuar ?
Funksionaliteti i lavamanit ka ndryshuar ndër vite. Duke u bashkuar dhe shkrirë me modele të tjera, lavamani është multifunksional, me materiale inovative, me ngjyra dhe finitura të ndryshme. Tashmë ky model bashke me rubinetin është duke u trajtuar si një pjesë e rëndësishme e arredimit.