Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Si t’i parandaloni qimet e bezdisshme nën lëkurë?

nga Revista Kosovarja

Eliminimi i qimeve që rriten nën lëkurë është një problem që ju ndodh thuajse të gjithëve dhe mbi të gjitha është një problem që nuk mund të eliminohet lehtë.

Mbi artikull

Qimet e rritura nën lëkurë mund të shkaktojnë infeksione dhe skuqje të zonës ku kanë dalë. Ja një mënyrë alternative për t’i eliminuar ato:

Përbërësit: 1 lugë gjelle mjaltë i papërpunuar.

200 ml baltë për trajtime, me përbërje betonite (që mund ta gjeni në farmaci apo ku shiten produkte kozmetike)

Moneytizer Paragrafi 4

1 lugë gjelle mjaltë të papërpunuar

2 tableta vitaminë E (të thërrmuara) ose 5 pika vaj vitamine E

10 pika vaj livande

Përgatitja: fillimisht përzieni mjaltin dhe baltën në një tas sa të përftohet në masë homogjene dhe më pas shtoni të gjithë përbërësit e tjerë. Shtoni nga pak ujë të vakët derisa të formohet një pastë e butë, por jo shumë e hollë.

Aplikojeni maskën në zonat ku keni qime të rritura nën mish dhe mbajeni derisa të thahet, rreth 30 minuta. Më pas, hiqeni pastën në drejtim të kundërt me rritjen e qimeve. Pas përdorimit të pastës lyejini zonën me vaj kokosi ose gjalpë trupi. Përsëriteni këtë metodë 3-4 herë në javë dhe shumë shpejt do të vëreni rezultate të dukshme.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]