Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Si t’ia ktheni freskinë bukës bajat të para disa ditëve

nga Revista Kosovarja

Eksperimentet me ushqim janë gjëja e shkëlqyeshme, aq më parë kur na zbulojnë mënyrat që ushqimi të mos përfundojë në mbeturina

Mbi artikull

Në këtë përshkrim me siguri keni dalluar edhe atë copë buke e cila qëndron në kuzhinën tuaj tashmë disa ditë, mirëpo falë këtij truku të thjeshtë në kuzhinë më nuk keni nevojë ta hidhni në mbeturina.

Duhet të veproni kështu:

1) Njomeni bukën me ujë

Moneytizer Paragrafi 4

Edhe pse tingëllon paksa e pazakontë, mos hiqni dorë, sepse ky është vetëm veprimi i parë.

Futeni bukën nën vrushkull uji dhe prisni derisa korja të njomet. Gjithsesi kujdesuni që pjesa e butë e bukës të mos njomet shumë.

2) Piqeni!

Aktivizoni furrën në 150-160 gradë Celsius dhe futeni bukën e njomur.

Piqeni 6 deri në 12 minuta, varësisht nga uji që ka depërtuar në bukë. Dhe e gjitha është kjo!

Ky truk ka efekt sepse uji të cilin e ka thithur korja shndërrohet në avull – kjo rihidraton tulin e bukës dhe ajo sërish bëhet e butë, ndërkaq nxehtësia nga furra do ta bëjë krokante korën e bukës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]