Kur Loredana Zefi nisi të shihej shpesh me reperin Gramos Aliu, i njohur si Mozzik dhe media pandehu për një lidhje dashurie mes tyre, reperja tha: “E kam djal të halles”.
Kjo, doli të jetë si ato gënjeshtrat tipike të vajzave të dikurshme që gjenin arsyetime të tilla kur shiheshin nën shoqërinë e ndonjë mashkulli, shkruan “Kosovarja”.
Gjithsesi, pak kohë më pas, të rinjët ferizajas e pranuan lidhjen e tyre, u bashkuan dhe madje u bënë prindër të një vajze të quajtur Hana.
Mozzik dhe Loredana i kanë ndarë rrugët e tyre dhe ajo që i bashkon është vetëm e bija, për të cilen reperi thotë se e ka marrë shumë malli pasi ka kohë që nuk e ka takuar, shkruan “Kosovarja”.