Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Simoneta Bajrami flet për buzët e Dafina Zeqirit, Engjit e Leonora Jakupit…

nga Revista Kosovarja

Femrat sot duan të kenë buzë të plota, mishtore, joshëse.

Mbushja e buzëve është kthyer në trendin më të fuqishëm të viteve të fundit dhe kjo realizohet në mënyrë tejet profesionale në kliniken estetike “Dermo By Simoneta” në Ferizaj, aty ku arrihet perfeksion në çdo tretman e ndërhyrje. Simoneta Bajrami ka edhe shumë kliente të famshme, si këngëtare, aktore, prezantuese e modele. Nisur nga përvoja e saj profesionale, e pyetëm Simoneten për buzët e këngëtareve. I kanë apo jo në rregull?

Nora istrefi

Buzët e Norës janë tipi i buzëve që dëshirojnë ti kenë shumë femra, të cilat duan dukje natyrale. Nuk janë shumë voluminoze dhe me një konturim të theksuar mbi buzën e sipërme. Shumë vajza që vijnë për ti mbushur buzët mi sjellin si model ato të Norës. Pra, janë për admirim.

Moneytizer Paragrafi 4

Dafina Zeqiri

Femrat e guximshme më sjellin për model buzët e Dafines. Të plota dhe prapë të plota.
Buzët e Dafinës janë mostër për ato qe nuk i kanë frikë gjilpërat dhe synojnë vetëm shkëlqim.

Melinda

Edhe Melinda i ka buzët full volum. Në fakt, janë më të pakta femrat që guxojnë të kenë një volum të tillë, që gjithsesi janë IN dhe gjithë sharmë. Melindes i shkojnë buzët e tilla me konstruktin e fytyrës, madje ato do ti vija në raftet e klinikës për inspirim.

Leonora Jakupi

Është bukuri qe nuk vyshket, buzë që duken si të mbushura, por që janë natyrale, çka shumë vajza e kërkojnë. Pra, duan që buzët tu bijnë në pah, por asnjëherë të duken si të bërë. Pak volum dhe tejet sharmante.

Engjëllusha Salihu

Pothuajse të gjitha vajzat model e kanë Engjin. Ka nxjerr në pah buzët, e madje edhe pa vënë buzëkuq i duken të plota. Më pëlqejnë buzët e Engjit, sepse e plotësojnë pamjen e saj, bien në sy dhe nuk i zhdukin vijat e saj natyrale. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]