Simoneta Bajrami është bërë një nga emrat më të njohur të fushës së estetikes medicinale, kjo për shkak të punës së saj të jashtëzakonshme që bënë përditë.
“Dermo By Simoneta” është bërë klinika më e njohur në vend me seli në Ferizaj, ku shumë femra drejtohen përditë për të korrektuar, freskuar dhe dhënë shkëlqim pamjen së tyre të jashtme.
Lista e shërbimeve në këtë klinikë, por edhe studio bukurie është e gjatë dhe për të është folur shpesh edhe në media, edhe për faktin se shumë të njohura të skenës sonë muzikore e asaj mediale, janë kliente të rregullta, shkruan “Kosovarja”.
Simoneta Bajrami, pronarja e “Dermo By Simoneta”, këtë fundvit ka lansuar në treg një risi të shumëpritur, produktin “Simoneta’s Organic Hair”, flokët e ëndërruar gjithmonë.
Flokët “Simoneta’s Organic Hair” janë mbresëlënës, 100 përqind human (njerëzor), me gjatësi deri në 75 cm, me ngjyra natyrale, bardhë, zezë dhe me kualitet të njëqind për qind. Në momentin që do ti blini flokët, do të pajiseni edhe me pusullën dhe të dhënat e vajzës që i ka dhuruar flokët tek ju.
Flokët e mrekullueshëm ”Simoneta’s Organic Hair”, mund ti gjeni në “Dermo by Simoneta” në Ferizaj dhe gjithashtu ti porosisni në Instagram. Simoneta vazhdon me sjelljen e risive befasuese dhe që perfeksionojnë pamjen tuaj të jashtme.