Sindi Loci, njëra ndër ish-konkurrentet e “Përputhen”, ishte e ftuar në një emision televiziv, ku ka rrëfyer shumëçka.
Njëra ndër pyetjet që morri më se shumti vëmendjen ishte ajo se çfarë mendimi ka për ish-konkurrentët e tjerë të “Përputhen”, që tashmë janë bërë edhe këngëtar.
“Muzika është një profesion shumë I vështirë dhe ti nuk mund të zgjohesh një ditë dhe të thuash unë jam këngëtare. Jam shumë e sigurt që këta personazhe nëse nuk do kishin qenë në “Përputhen” nuk do kishin marë asnjë mijë klikime”, ka thënë Sindi, shkruan “Kosovarja”.
E pyetur se mes Melisës, Mevlanit dhe Anës kujt do ti kërkonte të mos këndonte më, Sindi u shpreh:
“Të treve. Është e tmerrshme!”