Simptomat e COVID-19 ndahen në gjashtë grupe, kanë zbuluar shkencëtarët dhe kjo mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient do të ketë nevojë për ventilator apo ndihmesa tjera për frymëmarrje.
Ekipi i shkencëtarëve thotë se këto gjetje mund t’u japin mjekëve paralajmërime paraprake nëse një pacient do të ketë nevojë për spital dhe aparate qe ndihmojnë frymëmarrjen.
Por gjithashtu do të ndihmojë në përcaktimin nëse një pacient do të sëmuret keq dhe këtyre pacientëve mund t’u jepet oksigjen në shtëpi, në mënyrë që gjendja të mos përkeqësohet sa për respiratorë, shkruan “The Guardian”.
Hulumtuesit nga King’s College London analizuan të dhënat ej 1.653 pacientëve që kishin testuar pozitivë me COVID-19.
Gjashtë grupet e simptomave sipas këtij studimi janë:
Grupi 1: Kryesisht simptoma të traktit të sipërm të frymëmarrjes, si kolla e vazhdueshme si dhe dhembje të muskujve. Rreth 1.5 % e këtyre pacientëve kishin nevojë për ndihmë në frymëmarrje. Ky është grupi më i zakonshëm i simptomave, me 16% që kishin nevojë për vizita në spital.
Grupi 2: Kryesisht simptoma të traktit të sipërm të frymëmarrjes, por gjithashtu edhe mungesë e apetitit dhe ethe. 4.4% e pacientëve në këtë grup kanë pasur nevojë për aparate të frymëmarrjes. 17.5% kishin nevojë për spital.
Grupi 3: Simptomat me sistemin e tretjes si diarreja, por shumë më pak simptome tjera. Gjersa vetëm 3.7% e këtyre pacientëve kishin nevojë për ndihmë në frymëmarrje, pothuajse 24% së paku një herë kanë vizituar spitalin.
Grupi 4: Shenja të hershme të lodhjes së madhe, dhimbje në kraharor dhe kollitje. 8.6% e pacientëve në këtë grup kishin nevojë për ndihmë nga aparatet për frymëmarrje. 23.6% kishin nevojë për spital.
Grupi 5: konfuzion, mungesë apetit dhe lodhje e madhe. 9,9% e pacientëve në këtë grup kishin nevojë për ndihmë në frymëmarrje. 24.6% kishin nevojë për spital.
Grupi 6: pengesa në frymëmarrje dhe dhimbje në kraharor si dhe konfuzion, lodhje dhe simptoma të sistemit të tretjes. Pothuajse 20% e pacientëve në këtë grup kishin nevojë për ndihmë me frymëmarrje dhe pothuajse 45.5% kishin vizituar më shumë se një herë spitalin.
Ekipi i shkencëtarëve tha se dy grupet e para ishin me simptome më të buta të COVID-19.
Bazuar në pesë ditët e para të simptomave, së bashku me karakteristikat e pacientit si mosha, gjinia dhe sëmundjet paraprake, ekipi mund të parashikonte me saktësi për 70% të rasteve se kur pacienti do të kishte nevojë për respirator apo oksigjen.