Një gjë e pazakonshme po ndodh me qeverinë Kurti. E shtrenjtoi energjinë elektrike 100%, kurse fajtorë për rritje na qenkan ish-qeveritë e kaluara, pse nuk e kishin shtrenjtuar rrymën në kohën e qeverisjes së tyre, shkruan “Kosovarja”.
Jo moti, militantë të “Vetëvendosjes”, kur ndodhte të rriteshin çmimet, apo kur diskutohej se duhej të ndodhnin proceset politike të bisedimeve në Bruksel, e kallnin Prishtinën!
Tash, kur veç arritën në qeveri, Qeveria Kurti rriti çmimin e energjisë elektrike 100%, ndërkaq i fajësojnë ish-qeveritë pse ata nuk i shtrenjtonin çmimet!
E habitshme, a?
Sidoqoftë, ZRRE-ja në secilin mandat qeveritar ka propozuar rritjen e energjisë elektrike, por asnjë kryeministër nuk e ka përfillur propozimin e tyre.
Pse?
Sepse, u janë referuar të ardhurave mujore në Kosovë dhe nuk kanë lejuar të rëndohet edhe më shumë gjendja e rëndë sociale e qytetarëve të Kosovës…
Megjithatë, kur ndodhnin të rriteshin çmimet, të “Vetëvendosjes” e kallnin Prishtinën!
E, tash po e kallin Prishtinën prej kabineteve të tyre pse nuk i kanë rritur çmimet me kohë po ua kanë lënë “Vetëvendosjes”!
Kur bisedohej me Serbinë për problemet e përbashkëta, me synim njohjen e ndërsjellë, po ashtu, e kallnin Prishtinën!
Ndërkaq, tash kryeministri Kurti vetë po bisedon me Vuçiçin në bisedimet e Brukselit!
Gjithashtu, në një kohë, të “Vetëvendosjes”, premtuan zbardhjen e vrasjes së Astrit Deharit.
Shtrohet pyetja: Tash kush flet për Astritin?!
Sidoqoftë, dikur i fajësonin të tjerët, e tash mu ato gjëra po i bëjnë vetë!
Megjithatë, para Qeverisë është edhe një sprovë: Si do të festohet dita e Pavarësisë së shtetit të Kosovës më 17 Shkurt? S. Krivaça /Kosovarja/