Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sivjet do kemi plazh por me këto kushte!

nga Revista Kosovarja

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka dhënë një lajm të mirë shqiptarëve duke deklaruar se do të hapen plazhet por sigurisht me rregulla të rrepta që të mos kthehen në vatër të COVID-19.

Mbi artikull

Ai tha këtë mbrëmje në Open se do të bëjmë plazh por me rregulla të reja.

“Ka disa masa që po merren. Do ketë një rregullore të re. Do ketë disa kushte në mënyrë që ato që shkojnë për pushime të mos kthehen në vatra infektimi”, -ka thënë ministri.

Por cilat do të jenë kushtet e reja sipas Klosit:

Moneytizer Paragrafi 4

1- Higjiena është parësore. Një ndër gjërat që do ndalohen bufetë e hapura. Duhet të kenë hapësira shumë të detajuara. Në tavolinë mos të ketë më shumë se 2-4 persona. Si fillim të hapen restorantet në natyrë. Çadra nga çadra duhet të kenë distancë 3.5 metra dhe një distancë nga deti.

2- Trajnimi i stafit. Tani duhet që stafi i punës në plazhe dhe të jenë të trajnuar për mënyrën e sjelljes ndaj një situate të tillë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]