Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

‘Sjellje e rrezikshme’, Sara Hoxha i kthehet komentueses

nga Revista Kosovarja

Sara Hoxha ka reaguar hapur në rrjetet sociale pas një mesazhi kritik që mori nga një ndjekëse. Komentuesja e kishte akuzuar për “promovimin e sjelljeve të rrezikshme” duke vënë produkte për kujdesin e lëkurës gjatë drejtimit të makinës.

Mbi artikull

Në përgjigjen e saj të publikuar publikisht, Sara sqaron se nuk ka pasur asnjë moment rreziku:

“U’ve gotta be kidding me! Isha duke shijuar thjesht një udhëtim 3‑orësh vetëm, duke lëvizur me 5 km/h, nuk kishte askënd përreth. Nuk po prekja as telefonin, thjesht po vendosja disa eye patches për udhëtimin dhe po dëgjoja muzikë. Nuk po rrezikoj jetën time për hidratimin e syve. Ruajeni këtë zemërim për diçka reale”, shkroi ajo.

Mesazhi i komenteses, i cili e cilësonte veprimin e saj si “të paligjshëm, të rrezikshëm për të dhe të tjerët”, mori përgjigjen e prerë nga Sara, e cila theksoi se situata ishte interpretuar gabimisht dhe nuk kishte lidhje me rrezikun gjatë drejtimit. /Prive By Liberta Spahiu

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]