fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

S’ka analistë të pavarur, të gjithë janë të porositur!

nga Revista Kosovarja
1 muaj më parë
në Opinione
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Fushata parazgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit ka hyrë në një fazë kritike të ashpërsisë, fyerjeve dhe zënkave në debate televizive, shkruan “Kosovarja”.

Pak apo aspak analistë të pavarur mund të gjejmë në debate televizive që i shohim çdo natë. Shumica prej tyre paguhen prej partive politike për anim, ndërkohë që shiten si analistë të pavarur.

I ashtuquajturi aktivist i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, është më i ekspozuari pro “Vetëvendosjes”.

Ai pa fije turpi thotë se nuk është në “Vetëvendosje”, kurse çdo gjë që lidhet me interesin e Kurtit e mbron, qoftë edhe duke i ofenduar të tjerët!

Në anën tjetër, Parim Olluri e mbron PDK-në dhe këtë e vëren gjithsecili që i përcjellë ato debate.

Profa, Bujar Dugolli, haptazi shihet se është pro “Vetëvendosjes”. Ai, në debatin e mbrëmshëm, shkoi aq larg në mbrojtje të Albin Kurit, sa ka hyrë në historikun e jetës studentore për të gjetur diçka kundër Ibrahim Rugovës nga një takim me Hollbrukun, me të vetmin qëllim që ta përmirësojë imazhin e Kurtit nga akuzat për antiamerikanizëm.

Profa tjetër, Blerim Latifi, po mundohet të jetë më racional, por edhe te ai shihet se pozicioni i tij është kah PDK-ja, njëjtë si edhe gazetari Valon Syla.

Në emisionin “Debat plus” në TV “Dukagjini”, pos Astrit Gashit, e që i shihet LDK-izmi, të tjerët i sheh shumë qartë pro “Vetëvendosjes”.

Ka edhe të tjerë që nuk dihet pse janë në këto debate, e që veten e quajnë analist, si, bie fjala, Lulzim Zeneli, i cili ka vite e vite që nuk është parë në publik, pastaj Luljeta Aliu, e cila haptas vërehet se është e papërgatitur, madje edhe duke ndërhyrë te opinionistët tjerë, ku edhe ua shkëputë mendimin!

Sidoqoftë, analistët janë pionë të partive politike dhe të porositur për të vepruar pas perdeve propagandistike, si kusht për të marrë ndonjë post nëpër parti në prag të fushatave zgjedhore.

Driton Selmani dikur ishte analist dhe tash dihet se ku është. Edhe Halil Matoshi, po ashtu. Armend Muja, që dikur anonte pro “Vetëvendosjes”, tash është pjesë e “Vetëvendosjes”.

Edhe Faton Abdullahu e Ardian Kastrati, si dhe të tjerë, kanë qenë të porositurit e partive, ndërkaq tash janë në listat e kandidatëve për deputet në partitë e caktuara.

Andaj, habit fakti se shikuesit dhe qytetarët i dëgjojnë dhe i llogaritin si të pavarur, kurse ata dalin krejt ndryshe! Safet Krivaça /Kosovarja/

Etiketa: AnalistetFushata

POSTIME TË NGJASHME

Opinione

Premtime me bollëk, populli në skamje e varfëri!

2 muaj më parë
Opinione

Tash fjalën e ka populli!

2 muaj më parë
Opinione

Topi është te Ramushi, i cili po këmbëngulë për presidencën

3 muaj më parë
Opinione

Kryeministër, ke punë më të rëndësishme se dialogu me Serbinë

4 muaj më parë
Opinione

Vendi s’ka nevojë për qeveri të shpëtimit kombëtar

4 muaj më parë
Opinione

Shumë të vodhën e ende boll po ke!

5 muaj më parë
Postimi tjetër
Candle

Aktorja e njohur vdes në moshën 26-vjeçare

Egzona dhe Albatriti shkëlqejnë në këtë imazh

A shkaktojnë antidjersat dhe reçipetat kancer gjiri?

TË FUNDIT

Besarta Jashari: Kush synon të na rrezikoj këtë LIRI, ky zjarr është përgjigjja

31 sekonda më parë

Blerona Zeqiri flet për dashurinë dhe si humbi kilet e tepërta

16 minuta më parë

Njihuni me gratë e Për’puthen +40

35 minuta më parë

Prindërit e Leartës fotografohen me nipin dhe mbesën e vogël

38 minuta më parë

E divorcuar dhe me vajzë 12 vjeçare, konkurrente në Për’puthen +40

42 minuta më parë

Kë po e gënjen Butrint Imeri?

48 minuta më parë

MË TË LEXUARAT

Mihrija e Naimi kombinohen deri në këtë pikë

Vidhet një shumë e konsiderueshme parash në KEK

Ja për çka e ka marrë malli Kidën

Gërxhaliu shihet duke e puthur kafkën e komandantit legjendar

Përfundon numërimi i votave, ja si do të duket Kuvendi i Kosovës

Çenari ia vendosë djalit syrin e kaltër

Këto do të jenë temperaturat për sot

Ky djalë tregon se si partneri i tij e tradhtoi me 30 burra tjerë

Vdes profesori i njohur Zejnullah Gruda

Pandemisë po ia shohin sherrin edhe kozmetikat: Maskat “ulin” me 20% shitjet e buzëkuqëve

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci