Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

S’ka kuorum, dështon votimi i presidentit

nga Revista Kosovarja

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë sot seancën për zgjedhjen e presidentit, pasi në sallë ishin të pranishëm vetëm 66 deputetë, shumë më pak se numri i nevojshëm për të arritur kuorumin.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka njoftuar ndërprerjen e seancës, duke theksuar se votimi do të vazhdojë në të ardhmen vetëm kur të plotësohen kushtet e nevojshme.

“Me këtë rast nuk ka kuorum për të vazhduar më tutje me votimin. Disa herë gjatë seancës i bëra thirrje deputetëve të munguar që të vijnë dhe të jenë të pranishëm në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Situata është që ata nuk janë të pranishëm. Rrjedhimisht nuk kemi 2/3 e deputetëve”, tha Haxhiu.

Për zgjedhjen e presidentit në votimin e parë kërkohen të paktën 80 vota, një kuorum që sot nuk u arrit.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërprerja e seancës nënvizon vështirësitë për arritjen e konsensusit mes partive politike për kreun e shtetit dhe e afron vendin drejt zgjedhjeve të reja në rast të dështimit të procesit.

LVV kandidoi dy kandidatë për president, Glauk Konjufcën dhe Fatmirë Mulhaxha-Kollçaku, por nuk arriti që të sigurojë pjesëmarrjen e opozitës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]