111
Janë arrestuar dy persona në Gjilan, njëri në cilësinë e drejtorit të shkollës dhe tjetri zyrtar në të njëjtën shkollë, nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare
.Sipas policisë, ata dyshohet se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej mbi 19 mijë euro ( 19 067.69), transmeton Klankosova.tv.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në tetor të vitit të kaluar.Me vendim të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
