Në trailerin e sezonit të dytë të “The Kardashians”, Kim tregon se sa e bukur është jeta e saj, teksa kishte nisur romancën me Pete Davidson.
“Kam një të dashur të ri dhe thjesht po kaloj shumë mirë,”- shprehet ajo. Fragmenti i radhës tregon ish-çiftin në natën e Met Gala teksa Kim i bën një ‘ftesë’ të çuditshme komedianit, para motrës së saj Khloé Kardashian.
“Zemër, a dëshiron të bësh dush me mua shumë shpejt?”, pyet ajo teksa shihej se motra e saj Khloé Kardashian është e tronditur.
Si përgjigje, Davidson, hedh menjëherë telefonin e tij dhe ikën për t’u bashkuar me të.
Ky fragment shënoi paraqitjen e parë të komedianit në kamera në serialin e “The Kardashians.”
Ndërkohë burimet tregojnë se Davidson është “një person shumë privat” dhe shtojnë se Kardashian e ka respektuar gjithmonë vendimin e tij.
“Ai nuk ishte në sezonin e parë . Nuk e di se si po ecin sezonin e dytë, por ai nuk është pjesë e asaj bote”, thanë burimet për “Page Six.”