Visar Shala- Skivi, ka njoftuar se ka ndërruar jetë xhaxhai i tij, avokat, Nikë Shala.
Këtë e bëri të ditur nëpërmjet publikimit të një fotografie në llogarinë e tij në Instagram.
“Njoftim. Me dhimbje të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, dashamirët dhe kolegët se sot me datën 09.11.2020 ndërroi jetë më i dashuri jonë axha avokat, Nikë Shala. Homazhet në respekt të ndjerit mbahen në Katedralën Shën Nënë Tereza në Prishtinë, nesër me datë 20.11.2020, duke filluar nga ora 11:00-12:00 ndërsa në ora 12:00 mbahet mesha e dritës në katedrale. Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat katolike në Prishtinë me datë 10.11.2020 në ora 13:30. Axhi ti je i pavdekshëm”, ka shkruar Skivi pranë postimit të një fotografie në Instastory.

