Vajza e Snoop Dogg , Corey Broadus është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin dhe të fejuarin prej shumë kohësh, Wayne Douche.
Reperi po përgatitet të mirëpresë në botë nipin e tij të parë. Vajzën e tij duke deklaruar për E!News:
“E mora vesh më 28 tetor. Ky foshnjë nuk ishte në plan, por ne jemi të bekuar”.
25-vjeçarja tregoi se është shtatzënë në muajin e katërt, ndërsa theksoi se babai i saj mezi pret të mbajë në krahë mbesën e tij.
“Mami dhe babi janë shumë të emocionuar. Vajza e tyre e vogël po lind një fëmijë ”, tha ajo.
Megjithatë, ajo raportoi se Snoop Dogg shpresonte se fëmija do të ishte djalë. “Babai im shpresonte për një nip ”, tha ajo, ndërsa theksoi se shtatzënia e saj është me rrezikshmëri të lartë, për shkak të betejës me lupusin, sëmundjen me të cilën u diagnostikua në moshën 6-vjeçare.
Sipas Fondacionit Lupus të Amerikës, një institut që është i specializuar në kërkimin e sëmundjes, lupusi është “një sëmundje autoimune, që do të thotë se sistemi imunitar sulmon indet e shëndetshme në vend që të luftojë infeksionet”.