Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Soni dhe Jonida, mike apo “rivale? Çfarë mendojnë opinionistët

nga Revista Kosovarja

Raporti mes dy këngëtareve të njohura, Jonida Maliqi dhe Soni Malaj ka marrë vëmendjen e ndjekësve që në momentet e para që ato u bënë pjesë e “Ferma Vip 3”.

Mbi artikull

Pak kohë më parë, është përfolur në media, se mes dy këngëtareve ka pasur një “përplasje”, për të cilën asnjëra prej tyre nuk ka folur publikisht.

E pyetur nga Akili për këto thashetheme, Soni i ka hedhur poshtë, duke deklaruar se nëse shihet në rrugë me Jonidën, ato flasin me njëra-tjetrën.

“Unë nga ty po I dëgjoj këto”, i tha Soni Akilit gjatë një bisede në Fermë, dy ditë më parë.

Moneytizer Paragrafi 4

Por çfarë mendojnë opinionistët?

“Po ndajnë zonat dhe nuk po dalin hapur. Po ruajnë pozicionet e tyre. Ka diçka për kortezi ose për televizionin, nuk po e thonë. Duket që diçka ka ndodhur jashtë”, tha Ermali.

“Rivaliteti që ato kanë pasur ndër vite, të bën të mbesin disa grimca hatëri. Ndoshta dhe nuk të bën click. Por fakti që ato janë dy emra të mëdha dhe ndodhen në të njëjtin vend, të ndihet në ajër”, tha Einxhel.

Por për Armina Mevlanin, e cila është mikeshë e Jonidës dhe ish ortake në biznes, një gjë e tillë nuk ekziston mes dy këngëtareve.

“Nuk besoj se kanë hatërmbetje apo armiqësi nga jashtë”, shtoi Armina.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]