Soni Malaj ditë më parë festoi 39-vjetorin e saj të lindjes dhe urime të shumta dhe mjaft speciale nga miq e të afërm.
Këngëtarja e njohur shqiptare u befasua nga miqtë me një festë private, ndëonse ajo rrëfeu se këtë vit nuk kishte menduar të festonte për shkak të pandemisë.
“Jemi në kohë pandemie dhe nuk e kisha menduar që mund të festoja ditëlindjen, por falënderoj miqtë e mi që më organizuan diçka të vogël, por me shumë dashuri”- u shpreh Soni në një postim.
Ndërsa, së fundi Soni ka ndarë një video nga festa e ditëlindjes të përmbledhur, me momentet më të bukura ku shihet përkrah personave më të dashur
Në një moment vëmendjen mori edhe momenti kur Soni shihet pranë partnerit, të cilin mundohet ta mbaj larg syrit të mediave.
Ndryshe, Soni ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor.