Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sot afati i fundit për lirimin e një objekti në Mitrovicë veriore, SHBA dhe BE kundër

nga Revista Kosovarja

Komuna e Mitrovicës Veriore, me anë të një vendimi ka kërkuar që të bëhet lirimi i një objekti komunal, që aktualisht është në shfrytëzim nga institucionet e Serbisë.

Mbi artikull

Kjo, kërkesë sipas komunës vije për shkak të disa punime të parashikuara që do të kryhen në objekte të caktuara komunale.

E ky vendim i autoriteteve lokale në Mitrovicën e Veriut, ka ngjallur reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Në një reagim të Ambasadës Amerikane në Kosovës, thuhet se vendimet e tilla mund të qojnë në tensionim të situatës në veri.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ne vlerësojmë se këto veprime, të cilat nuk janë bashkërenduar me bashkësinë ndërkombëtare, janë në kundërshtim me kërkesat tona për shmangien e veprimeve të cilat mund t’i përshkallëzojnë tensionet, apo mund të perceptohen si përshkallëzuese”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ambasadës amerikane.

Reagim të ngjashëm për këtë rast ka pasur edhe Bashkimi Evropian. Në një përgjigje për tëvë1, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thotë se ky vendim bjen në kundërshtim me përpjekjet për deeskalim mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi të shqetësuar për implikimet në situatën e sigurisë të vendimeve të fundit të marra nga administrata e komunës së Mitrovicës Veriore për shfrytëzimin e hapësirave dhe ndërtesave publike dhe komunale, të cilat, ndër të tjera, kërkojnë nga subjektet e drejtuara nga Serbia të lirojnë objektet e tyre, nuk ofrojnë dokumentacionin e kërkuar brenda një afati të shkurtër. Ky vendim bie ndesh me përpjekjet e vazhdueshme për të de-përshkallëzuar tensionet mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, në emisionin “Ditari” në tëvë1 ka thënë se ndërkombëtarët po e drejtojnë presionin vetëm nga Kosova, përderisa ka folur edhe për kërkesën e ndërkombëtareve për koordinim të veprimeve.

Në pikën e parë të marrëveshjes së Bratisllavës ndër të tjera thuhet se Qeveria e Kosovës nuk do të ndërmarr veprime që mund të përshkallëzoi situatën në komunat veriore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]