fbpx

Sot bëhen 25 vite nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

nga Revista Kosovarja

Më 2 prill të vitit 1999 në Kralan të Gjakovës polica serbe ndau qindra djem dhe burra nga grupi prej 1500 shqiptarëve që kishin braktisur atdheun për t’u shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën.

Ata janë mbajtur në livadh gjatë gjithë kohës, të rrethuar me tanke, pa ujë dhe pa ushqim, një numër i madh i tyre është liruar. Por 86 prej tyre nuk e kishin fatin e njëjtë.

Që nga ajo ditë askush nga ta më nuk është parë i gjallë.

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në vitin 2013 kishte bërë kallëzim penal ndaj disa eprorëve të Ushtrisë jugosllave për krime lufte në Kralan. Me këtë rast, u njoftua se trupat e 18 djemve dhe burrave të ndaluar, janë gjetur në një varrezë masive pranë liqenit të Peruçës, në Bajina Bashta të Serbisë.

FDH, në bazë të deklaratave të dhjetëra dëshmitarëve, ka identifikuar gjashtë eprorë të ushtrisë dhe policisë serbe, të cilët kanë qenë në pozitat më të larta të njësive që dyshohen se kanë kryer krimet.

Po ashtu, në dhjetor të vitit 2014 një letër kryeprokurorit të Tribunalit të Hagës i ka dërguar kryetarja e Shoqatës “Familja dhe Shpresa” Arifete Bytyqi. Në emër të familjarëve të 86 viktimave të masakrës, Bytyqi kërkoi që të hetohet vrasja e 86 civilëve shqiptarë nga policia serbe më 4 prill 1999 në Kralan.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]