Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Sot Dita Botërore e Bikinit, kjo është historia e veçantë e krijimit të tyre

nga Revista Kosovarja

5 korriku është përcaktuar si Dita Botërore e Bikinit, pasi pikërisaht në këtë datë në vitin 1946 dolën për herë të parë në shitje menjëherë pas një sfilate të modës në pishinën Molitor në Francë.

Mbi artikull

Shumë vende perëndimore i shpallën ato të paligjshme, ndërsa Vatikani i futi në listën e mëkateve.

Bikinit filluan të popullarizohen nga yjet aktore si Brigitte Bardot dhe Ursula Andress dhe nga mesi i viteve 1960 u bënë të zakonshme në plazhe.

Stilisti francez Louis Reard, që krijoi këtë veshje, i quajti “bikini”, duke marrë emrin nga ishulli Bikini në Oqeanin Paqësor; katër ditë më parë, më 1 korrik 1946, Shtetet e Bashkuara kishin kryer provën e parë bërthamore në ishullin Bikini.

Moneytizer Paragrafi 4

Reard shpresoi se duke përdorur emrin “bikini”, do të shkaktonte të njëjtin shpërthim edhe në fushën kulturore.

Balerina franceze Micheline Bernardini pranoi të vishte bikinin e parë në një set fotografik, një model me printe gazete.