E gjithë bota sot manifeston Ditën e Gjumit, një proces shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e shëndetit mendor dhe fizik për njeriun. Një gjumë i mirë dhe i plotë rrit produktivitetin edhe gjatë ditës, duke na ndihmuar t’i kryejmë detyrat tona bazike dhe ato më specifike në formën më të mirë të mundshme.
Çdo grupmoshë ka nevojë për një orar të caktuar gjumi të cilat do jua rendisim më poshtë në këtë artikull.
Foshnja 4-12 muajshe: 12-16 orë (përfshirë dremitjet)
1-vjeçari: 11-14 orë (përfshirë dremitjen)
Mosha parashkollore: 3-5 vjeç: 0-13 orë (përfshirë gjumin)
Mosha shkollore 6-12 vjeç: 9-12 orë
Adoleshenti 13-18 vjeç: 8-10 orë
Të rriturit 18 vjeç e lart: 7 orë ose më shumë
Ndërsa rekomandimet për gjumin e të sapolindurit nuk janë të disponueshme, sepse nevojat për gjumë në këtë grupmoshë ndryshojnë shumë.
Dita Botërore e Gjumit festohet çdo vit që nga viti 2008 para ekuinoksit pranveror. Kjo nisi nga një grup profesionistësh mjekësorë dhe qëllimi kryesor është të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e zakoneve të mira të gjumit. Këta profesionistë mjekësorë janë bashkuar për të formuar Shoqërinë Botërore të Gjumit.