Në kuadër të Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, e që janë mbi 500 firma anëtare aktive, synohet tregu i Kosovës në shumë fusha të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.
Njëri nga themeluesit e këtij unioni, Vllaznim Kelmendi, përndryshe pronar i kompanisë së njohur, të sukseshme dhe të fuqishme “Kelmendi GMBH”, është duke dhënë kontribut të madh në sukseset e inkurajuese të këtij Unioni, i cili ka për qëllim t’i motivojë shqiptarët që jetojnë në Gjermani, që në një të ardhme të afërt, të bashkohen dhe të bëjnë një investim gjigant në Kosovë.
Ju kujtojmë se biznesmeni Kelmendi, ka bërë dhe po vazhdon të bëjë një punë të jashtëzakonshme në krijimin e urave të bashkëpunimit.
Sot është një ditë e veçantë për z. Vllaznim Kelmendin-ai feston ditëlindjen.
E me rastin e kësaj feste, Vllaznimi ka marrë urime nga personalitete të njohura, bashkëpunëtorë e miq të shumtë gjithandej.
Urimeve të shumta, i bashkëngjitet edhe stafi i revistës “Kosovarja” – Gëzuar ditëlindjen Vllaznim Kelmendi!
/Kosovarja /