Sot është ditë feste në familjen e Ramush Haradinaj dhe Anitës, kjo pasi vajza e tyre Hana ka ditëlindjen.
Përmes një postimi në Instagram, Anita ka publikuar një fotografi përkrah të bijës teksa i ka bërë edhe një urim.
“Hanë moj e bukura hanë!!! Gezuar Ditelindja, qofsh perhere e lumtur e paq fatin e bardhe. Te dua sa nuk thuhet dot me fjale!”, ka shkruar Anita në urimin e saj.
Kujtojmë që Ramushi dhe Anita u martuan në vitin 2004. Nga kjo martesë çifti kanë tre fëmijë, Gjinin, Hanën dhe Trimin.